Seks për 300 euro, prokuroria zbardh detajet e funksionimit të rrjetit

0
264

 

Kreu i këtij trafiku mban pseudonimin “Nini”. Në rrugë operative ishin dhënë detaje se së bashku me disa persona të tjerë , Nini shfrytëzonte dy femrat për prostitucion, por merrej dhe me shpërndarjen e drogës

 

Alma Çuka

Personi që drejtonte trafikun e prostitucionit në Tiranë, merrej njëkohësisht edhe me shpërndarje të lëndës narkotike. Ai është zbuluar nga të dhënat operative që  kanë raportuar qytetarë të ndryshëm në polici.  Sipas një informacioni të marrë në rrugë operative në fund të vitit 2015 nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, se shtetasi me pseudonimin “Nini” merret me shpërndarjen e lëndës narkotike, si dhe shfrytëzim prostitucioni, është referuar materiali kallëzues në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, dhe është rregjistruar procedimi penal. Në funksion të këtij procedimi, nga ana e Prokurorisë Tiranë është vendosur dhënia e autorizimit për vëzhgimin e shtetasit “Nini”, i identifikuar më pas me emrin Nik Gjonikaj. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi Nik Gjonikaj merret me veprimtari të kundraligjshme, shpërndarje lënde narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.

 

Vendimi për përgjim

Mbi bazën e autorizimit të prokurorit, për vëzhgimin e shtetasit Nik Gjonikaj, në datë 23.03.2016 rreth orës 19.00, është konstatuar se ky shtetas ka hipur në automjeti me targë TR xxx L, ku në këtë mjet ndodheshin drejtuesi i mjetit B.N., si dhe dy persona të tjerë, një femër e identifikuar më pas me emrin D.D. dhe një mashkull i identifikuar më pas me emrin M.M. Rreth orës 20.05 shtetasi Nik Gjonikaj ka kryer një telefonatë me një shtetas i cili e priste tek “Pazari i Ri”, dhe pasi ka shkuar në këtë vend nga automjeti ka zbritur shtetasja D.D e cila ka hipur në automjetin me targë AA xxx LS, në përdorim të shtetasit H.S. Më pas shtetasi Nik Gjonikaj ka shkuar në qendër të Tiranës dhe ka marrë shtetasen A.B, dhe me automjet kanë shkuar në hotelin “V…..”, vend në të cilin shtetasja A.B ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro me shtetasin M.M. Më pas këta shtetas kanë hipur sërish në automjet, dhe në këtë moment është kryer ndalimi i tyre nga punonjësit e policisë. Është kryer dhe ndalimi i shtetasit Nik Gjonikaj,  në rrugë pranë banesës së tij. Njëkohësisht u bë dhe ndalimi i automjetit me targë AA xxxLS në rrugën e Kavajës në drejtimin e të cilit ishte shtetasi H.S, mjet në të cilin kishte hipur dhe shtetasja D.D. Nga shpjegimet e shtetasit M.M rezulton se ai në datë 23.03.2016 rreth orës 20.00 ka qënë me një shokun e tij, të cilit i ka kërkuar që ti gjente një vajzë për të kryer marrëdhënie seksuale. Ky shtetas ka marrë një shtetas tjetër në telefon dhe pas disa minutash, ka ardhur një automjet me dy persona dhe e kanë marrë në makinë. Në automjet ka hipur dhe një shtetase, me të cilën shtetasi M.M ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro, në një hotel pranë liqenit artificial. I pyetur lidhur me faktin shtetasi B.N. shpjegon se shtetasin Nik Gjonikaj e njeh dhe se ka rreth tre katër muaj që kryen herë pas herë transportin e ndonjë personi, kundrejt pagesës 500 ose 1.000 lekë. Lidhur me shtetaset D… dhe A… ai shpjegon se i njeh këto shtetase, si të njohurat e Nik Gjonikajt, dhe se ai i nxirrte këto dy shtetase me persona të ndryshëm, për dreka, darka, si dhe për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë në hotele të ndryshme të qytetit të Tiranës.

 

Hetimi për fotot e vajzave të publikuara

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka urdhëruar nisjen e hetimeve për rrjedhjen e fotove në media të vajzave të arrestuara në kuadër të operacionit të koduar “Mustang”. Nga ky operacion ranë në pranga 7 persona për shfrytëzim e ushtrim prostitucioni, e pikërisht publikimi i fotove të dy vajzave që ushtronin prostitucion do bëhet objekt hetimi. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në pranga janë vënë tre tutorët, 48 vjeçari Nik Gjonikaj, 35 vjeçari Besnik Manka dhe 32 vjeçari Bledian Nurja, dy klientët, 52 vjeçari Melsi Mita dhe 37 vjeçari Hajredin Sula si dhe dy vajzat 27 vjeçarja A.B., dhe D.D., 24 vjeçe, të cilat ushtronin prostitucion kundrejt pagesës. Pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 euro deri në 300 euro për qëndrim për një kohë më të gjatë dhe paratë ndaheshin mes tutorëve. Aktiviteti i mësipërm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës, të cilët do procedohen nga policia për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni. Aktiviteti kryhej kryesisht në tiranë, në zonën e ish-bllokut, por në varësi të kërkesave, vajzat shkonin edhe në Elbasan. sipas vëzhgimeve të bëra nga oficerët e trafiqeve, dy vajzat e këtij grupi kishin minimalisht tre klientë në ditë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here