Voton Pashk Gjoni në Lezhë: Procesi vijon i qetë, gjatë natës rrëmujë e presione. Qytetarët të marrin pjesë në votime !

0
146

Kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë” në Lezhë, Pashk Gjoni ka votuar paraditen e sotme së bashku me familjarët e tij, teksa i bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime duke marrë kështu përgjegjësitë si qytetarë.

“Probleme ka pasur gjatë natës, duket pak më qetë tani. Shpresojmë se do jetë procesi i qetë deri në darkë. Gjatë natës rrëmujë, bllokim trafiku, zhurmë presion. Nuk mendoj se do ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve. Iu bëj thirrje qytetarëve të marrin pjesë në votime. Të marrin përgjegjësitë”, tha Gjoni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here