VIDEO/ Pamjet e apokalipsit gjerman, 133 të vdekur, qindra të humbur

0
92

Vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuarit pas përmbytjeve masive që kanë përfshirë të gjithë Gjermaninë Perëndimore.

Sipas mediave, bëhet e ditur se nga reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet katastrofike, numri i viktimave ka shkuar në 133, gjithashtu vijojnë të jenë qindra të humbur.  Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë përpjekjet e tyre mbinjerëzore për të gjetur të mbijetuarit me zjarrfikësit që shfaqen të tronditur nga tërheqja e trupave nga makinat e marra nga ujërat.

 

Megjithëse operacionet e shpëtimit janë duke u zhvilluar në zonën e katastrofës, autoritetet po lënë të hapur mundësinë e një rritjeje të numrit të të vdekurve.

 

“Ne spekulojmë se do të ketë më shumë vdekje, por nuk e dimë sa” , tha Sekretari i Brendshëm i Nordrhein-Westfalen Herbert Reoul.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here