Ambasadori i ri amerikan Donald Lu prezantohet tek Nishani, tregon prioritetet

0
135

LU-300x300Ambasadori i ri amerikan Donald Lu i ka paraqitur sot Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, letrat kredenciale. Duke u shprehur me një shqipe të saktë dhe të kujdesshme, z.Lu ka treguar për familjen e tij, duke nisur nga prindërit që jetojnë në Kaliforni, më pas për bashkëshorten dhe fëmijët që e shoqërojnë në Tiranë e në përfundim, ka treguar tre prioritetet e misionit të tij në Shqipëri.

Prioritet e mia janë tre: Integrimi i Shqipërisë në BE, në strukturat euro-atlantike dhe forcimi i institucioneve demokratike.

Marrja e statusit kandidat është një arritje e pamatë, për të cilën shqiptarët duhet të jenë shumë krenarë. Ne mbështesim integrimin e mëtejshëm të Shqipërisë në NATO dhe BE. Kjo mbështetje është nxitje e përpjekjeve të Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Të jeni të sigurtë se ne do të jemi miq të të gjithë shqiptarëve. Ambasadorët ndryshojnë, por politika amerikane nuk ndryshon,” – theksoi ai.

I pyetur nga gazetarët për sulmet në Francë, Donald Lu vërejti se në kuadrin e masave kundër terrorizmit, “SHBA janë të shqetësuar për luftëtarët e huaj që marrin pjesë në luftimet në Siri dhe paraqesin kërcënime kur kthehen në vendet e tyre. Ndaj, ne po punojmë me Shqipërinë dhe vendet e tjera partnere për të zbutur këtë kërcënim.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency