Kuçovë/ Vritet nga i dashuri 22 – vjeçarja, plagoset i vëllai

0
147

plagosje-me-armeNjë 22 –vjeçare është vrarë nga i dashuri dhe vëllai i saj është plagosur në një ngjarje të ndodhur në qytetin e Kuçovës. Motër e vëlla janë qëlluar në shtëpinë e tyre me armë. Autori është Klaus Sokoli, 29 vjec, i arrestuar pak minuta pas krimit nga policia. Ai ka thënë para hetuesve se kishte shkuar në shtëpinë e 22 –vjecares për t’u sqaruar me familjen e saj që nuk pranonte lidhjen mes të dyve. Në debat e sipër ai me një pistoletë që e kishte me vete dhe ka qëlluar të dashurën. Vëllai i saj ka ndërhyrë për ta mbrojtur, por është plagosur. Autori është larguar, për t’u arrestuar pas disa orësh në Berat. I plagosuri ndodhet në spitalin e Beratit, nën kujdesin e mjekëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency