Hapja e negociatave/ Rama deklaron: Ne jemi ku e ku më lart se vendet e BE-së!

0
182

Kreu i qeverisë Edi Rama në Kuvend ka folur mbi kushtet e reja të Gjermanisë, në kuadër të çeljes së negociatave me kushte me vendin tonë.

Rama tha se BE ndodhet tashmë në një pozitë jo të mirë për shkak të konflikteve të brendshme, dhe shtoi se është e pakuptimtë që të shtohen çdo vit kushte të reja.

“Sot që flasim asnjë nga vendet që janë pjesë e BE-së nuk do të mund të ishin pjesë e Unionit, pasi BE nuk e ka tashmë mendjen te zgjerimi me vende të reja. Debati mes Francës dhe Gjermanisë, mes atyre që predikojnë zgjerimin dhe atyre që predikojnë të kundërtën, nuk lidhet me argumentat e përdorura këtu për politikë të brendshme.

Nëse duam të flasim dhe të kuptojmë, të paktën në këtë çështje është shumë e rëndësishme që të mos bëjmë politikën mizerable të ditës. Shqipëria sot është shumë më lart se të gjitha vendet që kanë qenë duke hapur negociatat, dhe që sot janë anëtarë në BE. Janë shtuar shumë kushtet dhe pritshmëritë për vendet që aderojnë të jenë pjesë e BE-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here