INTERVISTA/ “Vdekja e Kurtit në komisariat, pasojë e shtetit kriminal”/ Braimllari zbulon synimet e PL për zgjedhjet vendore: Kthejmë llogaridhënien në bashkitë e vendit

0
154

Sekretari Organizativ në Partinë e Lirisë, Endrit Braimllari flet ne një intervistë për gazetën “standard” mbi aktualitetin politik në vend si edhe per disa nga ngjarjet aktive qe kane ndodhur. Ai komentoi edhe vdekjen e Lart Kurtit ne komisariat e cila vjen sipas Braimllarit, si pasoje e nje shteti kriminal qe bazohet tek punonjës policie militantë.

Po ashtu ai fle edhe për synimet e PL për zgjedhjet vendore, ndërsa thekson se fokusi është tek këshillat bashkiakë.

 

 

Ditën e sotme u bë publike ngjarja e rëndë e ndodhur një natë më parë në Tiranë, ku një 32-vjeçar ka gjetur vdekjen pas arrestimit nga policia, ndërsa ndodhej në komisariat për verifikim. Si e komentoni këtë ngjarje?

Eshte nje ngjarje e rende qe tregon qarte dhunen e policise se shtetit, arrogancen e punonjesve te policisë, te cilet frymezohen nga paligjshmeria e Kryeministrit. Eshte ngjarje e perseritur per policine e shtetit e cila jo vetem kalon kompetencat por edhe dhunon qytetaret deri ne humbjen e jetes. Kjo vjen si pasoje e nje shteti kriminal qe bazohet tek punonjës policie militantë.

 

Vetëm pak ditë më parë Çekia ka sugjeruar rikthimin e vizave për Shqipërinë e Serbinë, pasi janë kthyer në portë hyrëse për klandestinët e lindjes drejt BE-së. Sipas jush sa janë shanset që kjo gjë të ndodhë dhe cilat janë politikat që na kanë sjellë në këtë gjendje?

Ky sygjerim tregon qarte qe kemi te bejme me nje qeveri te papergjegjshme e cila e ka kthyer vendin ne baze te korropsionit, pastrimit te parave dhe rruge kalimi per trafiqet. Pasaportat e arta qe legalizojnë strukturat kriminale, korrupsioni dhe amnistia fiskale po na kthejne shume pas ne kohe ne ate te regjimit te vizave.

 

Një ndër çështjet ku është investuar më së shumti ish LSI por edhe sot PL ka qenë denoncimi  i asaj që e cilësoni si afera e inceneratorëve. Para një jave, u mor vendimi për lënien me arrest shtëpie të ish deputetit Alqi Bllako, ndërsa aktorët e denoncuar prej jush dhe PD duke nisur nga kryeministri, ministrat përgjegjës dhe kryebashkiaku Veliaj duket se nuk janë ende në radarin e drejtësisë. Si e shihni vazhdimin e këtij hetimi?

Eshte e qarte qe çeshtja e inceneratoreve trajtohet si nje çeshtje e izoluar por nderkohe nuk eshte e tille se aty perfshihet drejtperdrejt kryeministri Rama dhe Erion Veliaj. Ne kemi denoncuar me prova dhe me fakte por kemi nje hezitim te SPAK i cili ka vepruar me shume vonese ne kete çeshtje. Ne po shikojme qarte qe jo vetem qe nuk po ndalohen apo merren nen hetim kryeministri dhe kryetari i bashkise se Tiranes por po lirohen nga paraburgimi personazhe te perfshire ne kete çeshtje. Jane 400 miliom euro abuzim nga taksat e qytetareve dhe kjo ka nje pergjegjes grupin e strukturuar kriminal qe ka dy koka nje ne kryeministri dhe nje ne bashkine e tiranes.

 

Opozita ka premtuar ndërmarrjen e protestave masive, por realiteti në këtë sezon të ri parlamentar ka folur ndryshe. Përveç dy protestave, një nga PL te inceneratori i Tiranës dhe ajo e 7 korrikut nga PD, asnjë tubim tjetër nuk është mbajtur nga opozita. Çfarë nuk shkon apo cila strategji po ndiqet?

Vendi eshte çdo dite ne proteste dhe opozita mbështet protestat. Fokusi kryesor eshte pergatitja e ekipeve per zgjedhjet lokale me gjithe qe opozita te hyjë ne instuticione, te ktheje llogaridhenien dhe keshillat bashkiak ne parlamente te verteta vendore. Patjeter qe protesta do kete dhe ka ëdo dite. Ne si PL mbeshtetim fuqimishem protesten e petagogeve si nje e drejte themelore.

 

Si po ecën bashkëpunimi me partinë Demokratike? Duket se qëndrimet për përgatitjet për zgjedhjet vendore i keni të ndryshme, nisur nga fakti se përfaqësues të PL kanë këmbëngulur për nxjerrjen sa më parë të kandidatëve për bashkitë ndërsa PD po ndjek strategjinë  e primareve, e cila duket se përfundimin e procesit do e ketë në dhjetor…

 

Bashkepunimi eshte pozitiv dhe na bashkon keqqerisja e Edi Rames dhe sistemi klientist abuzues qe ai ka ngritur ne vend. Patjeter qe emrat e bashkive kryesore duhet te dalin sa me shpejt qe beteja te behet ne ekip dhe ne nje front. Ne jemi te qarte ne strategjine tone e cila ndihmon rritjen e frymes se opozites por mbi te gjitha beteja jone do te jete per te kthyer llogaridhenien ne bashkite e vendit te cilat jane moniste dhe te emeruar nga Edi Rama, ku opozita nuk ka asnje keshilltar. Po ashtu edhe kthimin e keshillave bashkiakë ne parlamente te verteta vendore, ku te dominoje debati ne sherbim te qytetareve dhe zeri i tyre te degjohet fale perfaqesimit dinjitoz.

 

Cila është ecueshmëria e riorganizimit në bazë të partisë, marrë shkas edhe nga ndryshimi i emrit dhe krijimi i një profili të ri partiak te qytetarët dhe me objektiva të ndryshme nga LSI . Kush janë piketat ku do të fokusohet PL në aksionn e saj politike në javët e muajt në vazhdim?

 

Partia e Lirise po organizohet ne te gjithe vendin. Ne kemi fokus kryesor zgjedhjet lokale dhe përkatësisht këshillat bashkiakë. Por sigurisht edhe mbeshtetja e kandidateve te opozites per te luftuar keqqveeisjen e rilindjes.

 

STANDARD.AL/ Intervistoi: Gëzim Saliu

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here