Nga Orjola Pampuri
Vjedhjet e abuzimet kolosale, kryetari ilegjitim i bashkisë Tiranë kërkon t’i mbulojë me andralla përballe të cilave dhe më naivi do të ndjehej i fyer.. Sot kur 19.2% e familjeve shqiptare blejnë me listë, kur prindërit e femijëve janë të papunë, e për të mbijetuar kryefamiljari duhet të punojë në punë sezonale në vendet fqinje, kur prindërit më shumë mund sigurojnë veshjet e ushqimin e femijeve, kur shumë fëmije nuk i konsumojnë të plota tre vakte, kur brenda një klase, jo të gjithë janë njëlloj, e jo te gjithë ushqehen njëlloj, e ky megalloman e shet si sukses të tijin faktin që fëmijet marrin buke me vete.
E turpshme. Se pari nuk është një nismë e tija, por nje ritual i të gjithëve ne, nga halli. Së dyti nxjerr në pah pabarazinë mes fëmijëve, ku njeri ushqehet më mirë se dikush tjetër, që nuk ka mundesi fare të marrë bukë me vete, se dyti ushqyerja kërkon ambient të veçantë, e se treti mjaft më me patetizma të tilla, se bëheni të neveritshëm.
Logo ” bëni si themi ne, se si bëjme ne s’bëni dot” ju bën edhe më të shëmtuar. Klasat janë të mbingarkuara me nxënës, kushtet lënë për të dëshiruar si në dimer me të ftohtin ashtu edhe në verë me vapën, nuk ndërtove shkolla të reja, por nuk harron tu marresh taksen prindërve në fillim te vitit, ua shet librat me çmime marramendese, dhe për të mbuluar këto u tregon perralla nga mengjesi në darkë.
Bukë me vete, mor çun femijët kanë marrë që në kohën tende e shumë më përpara, dhe këtë s’ka nevojë ta shesesh si arritje tenden, se je bërë qesharak. Babezia e abuzimet, e mëdha e lejet e njëpasnjeshme për kulla e beton në Tiranë, para të cilave jeni gati të beni e shkelni mbi gjithçka vetëm t’i mbuloni e tu hidhni hi syve qytetarëve, sajoni e trilloni lloj lloj “filmash”.