Administrata publike te Ligjet/ Dy akte nënligjore të nëpunësit ende të pamiratuara. Debati për vendimet e gjykatave

0
131

komisioni i ligjeve gezimi tetor 2014Në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve u diskutuar dje progres-raporti i Komisionit Evropian që prek pjesën e administratës publike, ku në dëgjesë ishte e ftuar ministrja e Inovacionit Milena Harito. Kjo e fundit bëri të ditur se me ndryshimet e ligjit të shërbimit civil tashmë përbëhet nga 9 mijë veta, nga 3mijë që ishte më parë. “Janë hapur procedurat e para për rreth 117 pozicione, kjo procedurë është bërë e tëra online. Kemi pasur 5300 aplikime për 11 pozicione. Janë kualifikuar 117 vetë por vetëm 38 prej tyre kanë dalë fitues”, – tha Harito. Ndërkaq e pyetur nga kreu i Komisionit, Fatmir Xhafaj, lidhur me kritikën e shprehur nga raporti i KE-së për mos miratimin e plotë të akteve nënligjore, Harito pranoi se janë ende dy të tilla që nuk kanë marrë ende “OK”-in e Këshillit të Ministrave. Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e pyetjeve të deputetëve anëtarë të Komisionit lidhej me zbatimin e vendimeve të gjykatave për rikthimin në punë të atyre që janë larguar pa të drejtë, ku tendenca lidhej kryesisht me vitet para ardhjes së mazhorancës së majtë në pushtet.

 

Debati te Komisioni Ligjeve

Xhafaj: Në progres-raport, thuhet për miratimin e akteve nënligjore për funksionimin e administratës civile është ende pezull. Një kritike dhe njëkohësisht një rekomandim. Në raportim tuajin të mëparshëm është thënë se është ecur me këtë?

Harito: Ashtu siç është e thënë në progres raport kërkohen dy akte nënligjor për ta plotësuar, dhe këto dy akte janë dërguar për aprovim në KM dhe janë thjesht në pritje të procedurës.

Xhemal Qefalia: Do t’ju pyesja lidhur me vendimet gjyqësore, do të doja të dija sa është numri i fituar i këtyre çështje nga tetorit e deri më sot e si nënpyetje të kësaj do isha i interesuar që nga këto vendime, bëhet fjalë edhe për periudhën para afatit që ju bëra në pyetje, sa nga këto janë zbatuar dhe janë rikthyer njerëzit në punë?

Drejtoresha Koçiu: Sa i përket zbatimit të formës së prerë, situata është shumë komplekse. Për këtë arsye kemi kërkuar asistencë e donatorëve për të thithur një ekspertizë. Por deri në fund të 2013-ës kemi 90 vendime të formës së prerë në pozicione shërbim civil. Mbani në konsideratë nga shtatorit i 2 mijë e… e… se u trashëm…

Xhafaj: 2013.

Koçiu: Po 2013, nuk kemi vendime të formës së prerë që të ketë ezauruar të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Qefalia: Këto 90, sa prej tyre janë rikthyer në vendin e punës?

Koçiu: Deri tani janë zbatuar 14 vendime të formës së prerë.

Ndoka: Zonja ministre, kohët e fundit i është dhënë një goditje administratës publike duke larguar qindra nëpunës. Për të gjithë këto ka pas një financim për kualifikimin e tyre, edhe nga buxheti i shtetit edhe nga donatorët e huaj. A keni informacion se sa është shuma e këtij financimi që është hedhur në rrugë, gjithë kjo mendje është larguar me një të rënë të lapsit.

Harito: Kënaqësi që edhe opozita është e përfaqësuar këtu…

Ndoka pa mikrofon: Opozita konstruktive

Harito: Për çështjen e goditjeve dhe largimeve unë nuk e di sa është shpenzuar për ata njerëz që ju përmendini, por do isha shumë kurioze ta dija, se sa para janë harxhuar për trajnimin e tyre, për këtë duhet të keni informacion pasi opozita pjesë e së cilës ju jeni, ka qenë në pushtet dhe e di se sa ka shpenzuar. Kshu që do donim ta kishim shifrën.

Ndoka pa mikrofon: Në atë kohë kam qenë me ju në opozitë.

Bashkim Fino: Nard Ndoka është vërtet opozitar, por vjen këtu bën dy pyetje e ikën, ku ndërkaq të larguar nga puna thuhet në raport se ka 13%, një shifër shumë e vogël kjo. Po ashtu raporti thotë se shërbimi civil është zgjeruar me 9 mijë, ndërsa kur ishin ata në pushtet ishte vetëm 3 mijë. Me ligjin e ri, ndryshe nga PD-ja që i hiqte me një të rënë të lapsit, ne nuk i bëjmë dot. Pra e kemi rritur diapazonin. Në kuptimin politik ia kemi futur vetes… po në respekt të ligjit kemi bërë një gjë shumë të mirë, sepse rrisim performancën e shërbimit civil.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency