Nisni javën me këtë pjatë të shëndetshme, me spinaq dhe hudhra

0
320

Spinaqi është një ndër ushqimet që nuk duhet të mungojë asnjëherë në dietën tonë ushqimore.

Prandaj sot po iu sjellim një recetë tejet të thjeshtë dhe të shijshme.
Nëse jeni mësuar ta gatuani tiganin të zierë, sot do e provoni të skuqur. Kombinimi me hudhrën i jep një shije fantastike kësaj pjate.

Përbërësit:
500 gr spinaq
3 thelpinj hudhër e grirë hollë
1 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji kripë
½ lugë çaji sheqer

Përgatitja:
Fillimisht pastroni spinaqin, lajeni dhe kullojeni. Lëreni për disa minuta të kullojë në mënyrë që të jetë sa më i thatë.
Priteni spinaqin hollë, dhe vendosni tiganin në zjarr të lartë. Shtoni vajin, hudhrat dhe lërini të skuqen për 1 minutë.

Shtoni spinaqin dhe përzieni me ndihmën e një luge. Shtoni kripë, sheqerin, dhe lëng limoni nëse dëshironi.
Skuqeni spinaqin derisa të jetë zbutur dhe të ketë humbur vëllimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here