Euro 2016/ Shqipëria kryen përgatitjet e fundit, te Serbia mungon Markoviç

0
164

Ditën e djeshme është kryer seanca e fundit stërvitore në Shqipëri e kuqezinjve të cilët kanë nxituar për të bërë përgatitjet ndaj Serbve

etrit berishaBarazimi ndaj Danimarkës do të duhej të ishte një rezultat që na bënte të lumtur. Mirëpo pas ndeshjes pamë fytyra të trishtuara për shkak se ishin shumë afër fitores. Një tre pikësh i cili mund të na jepte një bonus të madh në luftën në grup dhe mund të shkonim më lehtësuar në Serbi. Ndeshja që do të luhet në Beograd është dhe më e nxehtë, pasi do të përcjellë shumë emocione. Duke parë edhe rëndësinë e kësaj ndeshje De Biazi ka menduar të hidhet menjëherë në sulm dhe të mos humbasë kohë pasi të martën në mbërmje do të luhet sfida. Lojtarët kuqezi edhe pse të lodhur nga sfida ndaj Danimarkës kryen seancën e plotë stërvitore. Kuqezinjtë janë rikthyer në mëngjesin e djeshëm në punë ku tekniku nuk i ka ngarkuar fizikisht ekipin duke pasur të qartë dhe energjitë e harxhuara ndaj skandinavëve. Stërvitja u përqendrua më shumë emrat që nuk janë aktivizuar në sfidën e së shtunës, me Shehin e Hoxhën, që janë vënë mes dy shtyllave, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës, ka zhvillur dhe një sfidë kontrolli. Kjo ishte stërvitja e fundit e Shqipërisë në grumbullimi e saj në vendin tonë, pasi në orët e para të së hënës do të udhëtojë drejt Beogradit. Aty ku trajneri De Biasi do të zhvillojë dhe një séancë të plotë stërvitore në stadiumin ku do të luhet takimi, me të gjithë futbollistët që ka në gatishmëri. Sfida mes Serbisë dhe Shqipërisë do të zhvillohet të martën më 14 tetor në orën 20:45. Një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare pas atij barazimi në sfidën ndaj Danimarkës në Elbasan Arena ku kuqezinjtë tanë mund të kishin dalë edhe me pikë të plota, vjen nga kampi serb. Dëmtimi që pësoi Lazar Markovic në gjysmë oren e parë të ndeshjes Armeni-Serbi është më i komplikuar se sa u duk fillimisht dhe sulmuesi i krahut që luan në Premier League me Liverpulin do të mungojë në sfidën e Beogradit ndaj Shqipërisë. Flitet se Markovic do të qëndrojë nga dy deri në tre javë jashtë fushave të futbollit, kështu që ai nuk ka asnjë shans për të zbritur në fushë përballë kombëtares kuqezi, madje rrezikon edhe sfidën e Champions League që të kuqtë e Liverpulit do të zhvillojnë ndaj Realit të Madridit pas 10 ditësh. Mungesa e Markoviç vjen fill pas asaj të mbrojtësit të krahut Dusan Basta duke shtuar problemet në radhët e kombëtares serbe, me trajnerin Dik Advokat që tashmë do ta ketë akoma edhe më të vështirë të formojë një 11-teshe titullare sa më shumë cilësore duke parë që holandezi për sfidën ndaj Shqipërisë nuk ka në dispozicion as emra të tillë si Adem Ljaic, Neven Subotic apo Nemanja Vidic. Fakti që Markovic nuk do të luajë është një problem më pak për trajnerin e kombëtares kuqezi që ka një dhimbje më pak koke më këtë dëmtim. Lojtarët kuqezin duken pozitivë pas Serbisë duke pasur parasysh se edhe me kundërshtarin që kanë përballë motivimi i tyre do të jetë dyfish i shtuar. Etrit Berisha, ka thënë se Kuq e Zinjtë janë të përqendruar në sfidën e radhës kundër Serbisë, takim ky që do të luhet të martën mbrëma në Beograd. “Gardiani” shqiptar i Lazios mbrëmë me intervenimin e tij në minutat e fundit të ndeshjes, ka shpëtuar Shqipërinë nga disfata me Danimarkën, ndeshje kjo që u mbyll baras 1-1. Lojtari i Lacios u shpreh se edhe katër pikë të fituar në dy ndeshjet e parë të këtij cikli garues nuk janë pak, pasi që sipas tij, ekipi shqiptar është ndeshur me dy kombëtare të forta si Portugalia dhe Danimarka. “Nuk janë keq sikur të flisnim para këtyre dy ndeshjeve, kemi mundur t’i kemi gjashtë, por edhe mund të kishim tri pikë”, ka thënë Berisha. “Të gjithë jemi të fokusuar me Serbinë, e cila është një ndeshje e veçantë për të gjithë, duhet të japim si gjithmonë maksimumin, dhe shpresojmë të kemi një rezultat pozitiv”, tha Berisha. Ndërsa në të njëjtin mendim qëndron edhe Lenjani i cili u shpreh duke thënë se ndaj Serbisë do të japin 200% për vetë karakterin e ndeshjes. “Një pikë nuk është keq kundër Danimarkës pasi janë një kundërshtar i fortë” . Duke folur për ndeshjen e radhës ndaj Serbisë, Lenjani theksoi: “Do të japim 200%, do të luftojmë për çdo top dhe duam fitore për të gjithë shqiptarët”.

 

Hamilton triumfon në çmimin e madh të Rusisë

Pilto britanik Luis Hamilton ka arritur të rrëmbejë vendin e parë në garën e vlefshme për çmimin e madh të Rusisë. Gjithçka shkoi mirë për britanikun i cili arriti të zhvillonte një garë të mirë duke mos u rrezikuar nga shoku i tij Rosberg. Ky i fundit pësoi një problem në xhiron e parë çka e penalizioi dhe nuk arriti të vendoste dot nën presion britanikun. Në vendin e tretë u pozicionua Botas ndërsa Buton në të katërtin i cili ndiqej mbas nga Mangusën. Alonso zuri vetëm pozitën e gjashtë, kurse Sebastian Vetel arriti vetëm vendin e tetë. Me këtë fitore Hamilton ka krijuar epërsi ndaj Rosbert në luftën për titull. 291 pikë i ka Hamilton, 274 Rosberg, kurse më pranë tyre gjendet Daniel Riçiardo me 199 pikë. Britaniku pas garës u shpreh se këtë fitore ja dedion shokut të tij Biankit i cili pësoi një aksident gjatë provave. Edhe tri gara kanë mbetur pa përfunduar sezoni i Formula 1 dhe është ashpërsuar lufta mes dy kolegëve të ekipit Mercedes, Hamilton dhe Rosberg që këtë sezon duket që nuk kanë rivalë.

 

Karvalho: Ronaldo më i miri në botë

Shoku i tij te kombëtarja luzitane, Rikarod Karvahlo ka deklaruar se galaktiku është lojtari më i mirë në botë. Ai gjithashtu shprehu konsideratë edhe për Benzema, por sipas tij, CR7 është më i miri për momentin. “Natyrisht që Ronaldo është lojtari jonë kryesor dhe më i miri në botë, por edhe Benzema po bën mirë për klubin dhe kombëtaren”.Edhe Benzema është lojtar i madhe” deklaroi Karvalho.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency