Trajneri francez, Zinedine Zidane e di se nuk do të qëndrojë në Real Madrid për 10 vite.
Kohëve të fundit janë rritur kritikat ndaj Zinedine Zidane, pas rezultateve jo të mira të skuadrës së tij në La Liga.
Francezi e di për këto kritika dhe e pranon se nuk do të qëndrojë në Real për 10 vite.
“Zinedine Zidane nuk është më lojtar, por trajner që po tenton të bëjë një karrierë. Unë nuk po mendoj për asgjë, sepse e di që nuk do të qëndrojë për 10 vite”, ka thënë Zidane gjatë një konference për media.
Ai po ashtu tha se nuk e ndjen presionin e madh edhe pse është përgjegjës për shumë gjëra, por kur shkon në shtëpi, ai ndalon se menduari për punën.