Zbulohet e- maili, Alibeaj: Diskutimi të vijojë në nivel politik dhe jo në nivel teknik

0
155

 

 

BBBPartia Demokratike sot nuk mori pjesë në mbledhjen e ekspertëve për Reformën në Drejtësi, me arsyetimin që të zgjidhen çështjet e lëna pezull dhe të zbatohen fillimisht rekomandimet e ‘Komisionit të Venecias’, që kanë të bëjnë me zgjedhjen e funksionarëve të lartë të drejtësisë jashtë ndikimit politik të mazhorancës aktuale.

‘Panorama’ shkruan se eksperti i PD Enkelejd Alibeaj ka dërguar mbrëmë email duke kërkuar që diskutimi të vijojë në nivel politik dhe jo në nivel teknik.

Qëndrimi i PD duket i njëjtë me atë të ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani, i cili deklaroi dje se dialogu tashmë duhet të vazhdojë në nivel politik, pasi Shqipëria nuk është vend ekspertësh.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency