Fuqia e vërtet e Asteroidëve

0
156

article-2626352-1DC6F8B200000578-706_634x477I ka zhdukur dinozaurët dhe sipas shumë teoricientëve të ditëve të sotme ai ka shumë mundësi që t’i jep fund mbisundimit të njerëzimit në Tokë. Po, po flasim për ndikimin e asteroideve në Tokë, dhe normalisht jemi të tmerruar nga ajo që dëgjojmë…së paku sipas shumë interpretimeve që dalin dhe interpretohen si apokalips i një guri të madh nga hapësira. Titujt e lajmeve, nëse janë për t’u besuar, i thanë të gjitha: duke filluar nga tituj sensacional, një të lexuar nga një zë i rënd që tingëllon i vërtetë ku thotë se “Një asteroid për pak sa nuk e qëlloi Tokën. Ne nuk do të jemi gjithmonë me fat”. Të tjera media të cilat flasin për të njëjtën storie për një vikend të tërë “që për pak sa nuk u goditëm” dhe një titull pak a shumë i njëjtë “Një mbledhje e ngushtë për të diskutuar për asteroidët është mbajtur gjatë vikendit”. Nëse këto lajme do të kishin një vlerë, ne duhet të mendojmë që guri i madh nga lartësia ka qenë afër për ta goditur Tokën të dielën: objekti për të cilin po flasim është asteroidi i quajtur 2014 RC, që në fakt kaloi nga orbita në largësi 25 000 mile që ishte më i afërt por që nuk paraqiste ndonjë rrezik për goditje të planetit tonë. Por, shumë shkencëtarë nuk besojnë se mund të këtë një apokalips nga asteroidi. Philip Plait nga revista e njohur “Astronomy”, që shkruan edhe për revistën e njohur Slate (që është e famshme për raportimin e UFO-ve dhe gjërave që kanë të bëjnë me fenomene dhe mistere thotë se ky mund të jetë një keqinterpretimin pasi që objekti mund të jetë anije kozmike apo anomali të tjera e të cilën gjë nuk e trajton tani po në një artikull të marsit 2013), thekson se rreziku potencial nga goditja e ndonjë asteroidi apo trupave të këtillë dhe shkrimet dhe tendencat e disa gazetarëve janë më shumë për të gjeneruar klika dhe asgjë tjetër. “Kur është puna tek ndikimi i një asteroidi, më së miri është që të kontrolloni ndonjë gjë tjetër. Nëse një asteroid do të kishte mundësi të na godiste ne, ne do të shkruanim për të…pasi do t’i merrnim konfirmimet dhe faktet dhe konkludimet të bëheshin nga ata që merren me shkencën dhe studimin e asteroideve”, tha ai. Andaj paniku u bë nga shumica e gazetarëve të cilët trajtuan temën në përgjithësi duke mos u konsultuar me shkencën e asteroideve, këtë e bënë që të bëjnë sa më shumë trafik nëpër faqet e tyre duke përdorur termin “afër goditjes”. Në të vërtetë, hera e fundit që një objekt i hapësirës goditi tokën dhe shkaktoj dëme të mëdha ishte vitin e kaluar, meteori Chelyabinks që ra në malet e Uralëve në Rusi. Para këtij, ishte shpërthimi i Tunguska më 1908: që është më interesant…por herën e fundit që mund të këtë ndodh ndonjë pikëtakim ka qenë para 66 milion vjetëve, një takim që shkatërroi dinozaurët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency