Natë terrori ka qenë ajo e mbrëmshja për banorët e Kukësit, pas protestës së dhunshme ditën e djeshme në Kalimash, kundër vendosjes së taksës për kalim në Rrugën e Kombit.
Forca të shumta të RENE-as dhe FNSH-së zbarkuan mbrëmë në qytetin verior dhe arrestuan protestuesit, të cilët akuzohen se janë organizatorë të dhunës në protestën e djeshme.
Sakaq, newsbomb.al sjell me video shqetësimin e familjarëve për të afërmit e tyre që pasi u arrestuan pas mesnate nuk kanë asnjë informacion për ta.
“Ishin të maskuar nuk i njoha. Po mos ua kisha hapur derën do e kishin shqy. Asgjë nuk na thanë. U futën mezor. Nuk e di ku e kam djalin. Policia nuk na thotë asgjë”, shprehet e shqetësuar një nënë kuksiane