Premier Lige/ Liverpuli dhe Siti triumfojnë dhe frikësojnë kundërshtarët

0
133

liverpulTë dyja skuadrat kanë arritur të marrin suksesin e  parë në sezon të ri të Premier Lige duke treguar urinë që kanë këtë sezon për trofe

 E kan nisur me këmbë të parë aventurën e tyre të parë në Premier Lige Mançester Siti dhe Liverpul. Si “Redsat” ashtu edhe Citiziens kanë arritur të tregojnë forcën e tyre duke mposhtur Southampton dhe Njukastëll. Ndeshje të luftuara por që në fund u fituan nga favoritët. Kështu Pelegrini dhe Roxhers duket se janë në pole position për të triumuar. Manchester City ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Neëcastle United në udhëtim. Në St. James Park ishte kampioni që e kishte mjaft vështirë zhbllokimin e rezultatit. Pas një pjese të parë të balansuar, ishte David Silva me angazhimin e Edin Dzekos ai që shënoi për 1-0 dhe epërsinë e Cityt në këtë takim. Më pas përkundër rasteve të shumta të të dyja skuadrave dhe në fund ishte Aguero që realizoi golin e dytë. City e nis kështu mbarë kampionatin, por javën e ardhshme do të përballet me një prej rivalëve për titull, Liverpoolin.

 

Liverpul i suksesshëm edhe pa Suarez

Liverpooli e ka hapur me fitore sezonin e ri në Ligën Premier, pasi ka mposhtur Southamptonin në Anfield me rezultat 2-1. Ndeshja filloi me dominim të Liverpoolit, lojë atraktive të shpejtë e me raste. Goli erdhi pas një aksioni të mirë, kur Henderson asistoi për Sterling, i cili u tregua i sakt pas vrapimit të shpejtë për të mposhtur portierin kundërshtar në minutën e 23-të. Në vazhdim Southamptoni tentoi të shfrytëzonte përgjumjen e Liverpoolit, që vetëm me anë të Sturridge provoi thellimin e epërsisë. Gjërat u vështirësuan tej mase kur në minutën e 56-të Clyne realizoi pas disa skioneve të mira të Southampton. Southamptoni vazhdoi me lojë të mirë, duke rrezikuar Liverpoolin, por Sturridge ishte ai që në minutën e 79-të e shënoi goiln e epërsië, pas asistimit të Sterling që e ka marrë rolin e Suarezit. Në vazhdim Liverpooli mbajti epërsinë, por Southamptoni rrezikoi dhe transverzalja e ndali nga barazimi. Me këtë fitore Liverpooli starton furishëm në Ligën Premier, kurse javën e ardhshme e ka takimin e vështirë ndaj Cityn. Të dyja ekipet do të tregojnë forcat e tyre të vërteta përballë njëra tjetrës dhe do mund të kuptohet se kush qëndron më lartë. Ndërsa për sa i përkete merkatos Liverpul është duke kërkuar ende sulmuesin e Monacos, Radamel Falkao. Mail on Sunday shkruan se lojtari dëshiron me ngulm kalimin te Real Madridi, por se Liverpooli është pengesa kryesore. Klubi i Roxhers e sheh lojtarin si zëvëndësim ideal për Suarezin, por se ai vet nuk po e dëshiron një kalim në Anfield. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar veror, i cili ka edhe më pak se dy javë pa përfunduar. Paratë e përfituara nga Suarez do ti japë mundësinë që të kërkojë një lojtar të kalibrit të kolumbainit i cili duket se është larg Monakio për këtë sezon të ri. Ndërsa të kaltërit nuk duken se janë shumë aktiv duke u mjaftuar vetëm me Mangala.

 

 Bufon: Nuk ka mosmarrveshje midis Pirlo dhe Alegro

Gardiani bardhezi Xhanluixhi Bufon, ka këmbëngulur se nuk ka probleme mes Masimiliano Alegrit dhe Andrea Pirlos. “Ata gjithmonë qeshin dhe bëjën shaka. Ne të gjithë e shohim këtë. Ata kanë harmoni të mrekullueshme. Eshtë e vërtetë se ata bëjnë shaka shpesh. Ata s’kanë ndonjë problem” . “Të dy janë njerëz të mençur. Ndoshta në një pikë ata kanë pasur ide të ndryshme. Disa dallime”.“Dhe kështu tani nuk ka ndonjë problem, situata te ne ndryshon. Probleme nuk ka fare”, ka deklaruar Bufon. Ndërkohë që Andrea Pirlo, nuk ka asnjë dyshim në lidhje më të ardhmen e tij.Mesfushori  italian, i cili ka qenë i lidhur me transferimin në SHBA, ka konfirmuar qëndrimin e tij në futbollin italian. “Unë do të luajë edhe dy vjet në Itali, e më pas do të shkojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Pirlo për Corriere dello Sport. Ish asi i Milanit, ka shtuar se ndjehet i lumtur tek kampionët në fuqi të Italisë.

 

 Tevez: Argjentinasit po e tregojnë veten e tyre

Argjentinasi Karlos Tevez, thotë se nuk duhet të shihet me befasi fakti që argjentinasit po shkëlqejnë nëpër botë. Tevez ka folur në një intervistë dhe ka folur për futbollistët argjentinas që janë yje në shumë ekipe. “Argjentinasit po punojnë shumë në aftësitë e tyre dhe janë shumë të apasionuar pas lojës”. “Për këtë arsye ka shumë argjentinas në futboll profesional nëpër gjithë botën, edhe në Singapor dhe Malajzi. Ne jemi shumë të përkushtuar, ne mund të arrijmë suksese ku do që luajmë”, ka potencuar Tevez.

 

 Bajern ofron 40 milion plus Shaqirin, për Vidal

Bajern Mynih  është duke përgatitur një super ofertë për Arturo Vidalin e Juventusit. “Bavarezët” nuk do të mund të llogarisin në Martinezin e lënduar, dhe tashmë klubi nga “Alianz Arena” është duke menduar për të transferuar lojtarin i cili do të mbulonte zbrazëtirën e spanjollit. Mediat e huaja raportojnë se drejtuesit e kampionëve të Gjermanisë, ia kanë vënë syrin yllit të Juventusit, Arturo Vidalit për të cilin thuhet se ka një para-kontratë me Mançester Junaitid. Raportohet se në ofertën e Bayern-it mund të përfshihet edhe ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri. Sipas mediave të huaja, Bajern është i gatshëm t’i investojë 40 milionë euro për Vidal-in, plus Shaqirin, kartoni i të cilit kap shifrën rreth 20 milion euro. Një transferim që duket i mundshëm duke parë edhe dëshirën e Juves për të pasur Shaqirin në skuadër.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency