Triumfi/ Skënderbeu mund Flamuratin, rrëmben Superkupën

0
129

Trajneri-Stanislav-Levi-i-Skenderbeut-duke-festuar-me-trofeun-e-titullit-150x150Kampionët e vendit arritën të mposhtnin Flamurtarin me rezultatin 1-0 duke arritur të marrin edhe trofeun e Superkupës

Ky Skënderbe nuk di të ndalet. Korçarët kanë arritur të marrin edhe një sukses tjetër duke konfirmuar kështu që janë më të mirët në qarkullim. Kampionatin e mbyllën disa javë më parë ndërsa tani arritën që të rrëmbejnë dhe Superkupën. Përballë kishin Flamurtarin, një ekip i cili gjithmonë i ka hapur probleme. Por kësaj radhe duket se i mungonte freskia dhe u stepën përballë ekipit të Josës. Nuk ishte ndeshja më e bukur por që dhuroi emocione të vërteta nga të dyja krahët. Një duel midi dy ekipeve që dinë të sulmojnë dhe që dhurojnë luftë sportive. Si Flamurtari ashtu dhe Skënderbeu kishin bërë lëvizje të rëndësishme në merkaton e verës duke qenë dhe dy prej pretendenteve në garën për titull, që këtë vit pritet të mos shoh protagonistë vetëm korcarët. Gjithsesi tribunat e “Qemal Stafës” nuk patën peshën e duhur të tifozëve dhe për shkak të sezonit veror, që është në pikun e tij në këtë periudhë.  Dy skuadrat luanin për herë të parë me njëra-tjetrën për këtë trofe dhe dëshira për ta fituar atë i bëri të jenë tejet të kujdesshme sidomos Flamurtari, që u përpoq të shfrytëzontë kundërsulmin duke i lënë qarkullimin e topit Skënderbeut. 45 minutat e para ishin tejet të ashpra, me ndërhyrje të shpeshta nga ana e të dyja skuadrave dhe rastet munguan. Gjithcka ndryshoi në pjesën e dytë kur Berisha menjëherë dha sinjalin me një goditje nga jashtë zone. Ndeshja u zhbllokua më në fund në minutën e 52-të, kur pas një këmbengulje të gjatë në zonë, malezi Nimaga goditi saktë brenda në zonë duke mposhtur Likën. Zhbllokohet rezultati. Clirohet Skënderbeu, ndërsa shtohet tensioni e konfuzioni te vlonjatët. Këta të fundit shfaqin njëfarë lodhjeje fizike, por nuk dorëzohen. Përkundrazi, reagojnë shpejt dhe përmes brazilianit Gilberto, në fillim, pastaj të brazilianit tjetër, Dagllas Mendes, kanë mundësi të barazojnë në minutën e 60-të. Me fat korcarët, që mbeten në avantazh. Radas ka mundësi të shkëlqyer për të dyfishuar shifrat në minutën e 66-të, por kroati gabon në goditje në një pozicion ballor me Ilion Likën. Josa bën lëvizjen e radhës në mbrojtje. Osmani ia lë vendin Jashanicës, ndërsa Gjoka kundërpërgjigjet me zëvendësim të detyruar. Telushi i dëmtuar nuk vazhdon dot më tej, teksa zëvendësohet nga Erjon Vucaj. Shkodrani i ardhur ditët e fundit te Flamurtari bën debutimin me kuqezinjtë. Te korcarët ka vend edhe për Dimon 20 minuta lojë, që përforcon mesfushën e të tijve. Duket qartë tashmë se kuqebardhët vihen në mbrojtje të golit të Nimagës, duke ngjeshur radhët në detyrat difensive. Dhe e bëjnë mirë këtë kampionët e vendit në fuqi, që fitojnë për të dytin vit radhazi trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Vijon kdominimi korcar në futbollin shqiptar, teksa Skënderbeu i Mirel Josës e nis sezonin me trofe duke dhënë një paralajmerim për kundërshtarët edhe këtë sezon. Ndërsa Flamurtarit i duhet edhe pak më shumë kohë që të gjejë veten pasi duhet pak kohë që të ambientohen edhe blerjet e reja.

 

 Enrike: Barcelona ka nevojë për përforcime

Tekniku katalnas ,Luis Enrique akoma ka nevojë për të përforcuar ndonjë pozicion te Barça, teksa heziton ta quajë të mbyllur merkaton. Duke folur para ndeshjes me Club Leon për trofeun Joan Gamper, trajneri i blaugranave shpjegoi gjithashtu largimin e Deloufeu, si dhe paralajmëroi shfaqjen e Luis Suarez në këtë miqësore. “Nuk mund ta konsiderojmë të mbyllur merkaton sepse gjithmonë duam të bëhemi më të fortë. Deloufeu u largua sepse ky ishte vendimi im. Ka disa aspekte që ky futbollist duhet të përmirësojë në vazhdim. Në lidhje me Luis Suarez, ai është një lojtar i nivelit më të lartë, e dimë se si luan dhe i përgjigjet profilit të futbollistit që donim. Në ndeshjen e radhës do të luajë disa minuta për kënaqësi të tifozëve”, është shprehur tekniku asturian. Çështja e portës shikohet si një temë delikate te Barcelona e këtij sezoni, por nuk mendon kështu Luis Enrique, i cili në të njëjtën kohë pyetet për pozicionin e Messit, të ardhmen e Dani Alves, si dhe rolin e Mascheranos. “Kam preferencat e mia për portën, por secili prej të treve mund të jetë titullar. Me afrimin e kampionatit, idetë i kam edhe më të qarta. Gjithsesi është e rëndësishme që secili prej tre portierëve më jep garanci. Në skemat e mia, Messi do të ketë liri të plotë në lojën e Barçës. Përsa i takon Dani Alves, ai është pjesë e skuadrës dhe i denjë për formacionin titullar. Për Mascheranon do të studiojmë opsionet që kemi, në mbrojtje apo në mesfushë”, vijoi Luis Enrique.

 

 Toti: Tifozët presin shumë nga ne

Francesko Toti, ka thënë se ekipi i tij ballafaqohet me pritje të mëdha këtë sezon. Roma po favorizohet nga shumë njerëz për titull këtë sezon në Serie A dhe Totti nuk mendon ndryshe. “Ne e kemi kuptuar se duhet të fokusohemi shumë në punë. Është ndjenjë e mirë që të kemi përkrahjen e fansave, por edhe pritjet e tyre janë të mëdha”. “Ne jemi duke u bërë gati për një sezon të mirë, e po ashtu duam të bëjmë mirë edhe në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Totti pas përgatitjeve që po i zhvillon Roma në Austri.

 

Venger: Sançez do ta tregojë veten

Tekniku topçinjve Arsene Venger, është i bindur se transferi i tij i kësaj vere, Alexis Sanchez, do të arrijë që të shkëlqejë dhe ta tregojë veten. Topçinjtë u frustruan për të gjetur fitoren para se Ramsey të shënonte në fund të takimit golin e fitores në një paraqitje jo bindëse të Arsenalit dhe Venger ka kërkuar durim. “Jam shumë i kënaqur me qëdrimin e tij, sepse ai luftoi për 90 minuta, edhe pse nuk është plotësisht gati fizikisht”. “Taktikisht ai ka nevojë që të përmirësohet dhe të përmirësojë mirëkuptimin me bashklojtarët. Ai u duk mjaft i rrezikshëm deri në fund dhe jam i kënaqur në përgjithësi me karakterin dhe performancën e tij”, deklaroi Venger.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency