Mumja e mallkuar që vrau secilin që e preku

0
170

mumia-scott-rothsteinMë 1860, pesë të diplomuar nga Oksfordi vendosën të shkojnë në Egjipt. Kur u kthyen në vendlindje, sollën sarkofagun ku ishte varrosur priftëresha e perëndisë Amon-Ra. Ajo ishte në një post të lartë gjatë dinastisë së 21-të të faraonëve (1085-945 p.e.s.). Por, nuk ishte në sarkofag! Me sy të mëdha dhe krahë të hapur, imazhi i saj kishte një aurë fatzezë. Qëkur është zbuluar, të gjithë që ishin në kontakt me të kanë vdekur. Pas kthimit nga Egjipti, dy të diplomuar vdiqën. I treti u qëllua aksidentalisht gjatë gjuetisë dhe dora e tij u amputua. Ndërsa, një anëtar tjetër tërë pasurinë e shpenzoi në bixhoz. Ky i fundit iku në SHBA, ku po ashtu u pasurua dhe në fund gjithçka humbi në zjarr dhe përmbytje. Kapaku i sarkofagut pastaj shkoi te motra e tij, e cila donte ta fotografonte më 1887. Fotografi vdiq, si dhe njeriu që e mbante. Po ashtu vdiq njeriu që synoi të deshifronte hieroglifët. Ai e vrau veten.Pas gjithë kësaj, një gjë u tha se ishte e sigurt: kapaku i sarkofagut është i mallkuar. Pllaka ndodhet sot në Muzeun Britanik dhe njihet si “Artefakti 22542”. Shumica e njohin si “Mumia që sjell fatkeqësi”. Kështu, një gazetar vendosi të bëjë një rrëfim për këtë rast të pazakontë. Në vitin 1904, Bertam Fletcher Robinson botoi në faqen e parë të ditores “The Daily Express” artikullin “Priftëresha e vdekjes”. Tre vjet më vonë ai vdiq. Ai ishte paralajmëruar për këtë artikull nga shefi i tij, i cili më vonë thotë: “E paralajmërova. Ai ishte këmbëngulës dhe sot është i vdekur”. Në kohën kur sarkofagu shkon në Angli, Perandoria Britanike pushton Egjiptin dhe bombardon Aleksandrinë. Aty anglezët qëndruan deri më 1922. Në atë kohë kishte përparuar edhe shkenca. Por, disa besime kishin mbetur të pandryshuara. Kështu, egjiptologët, përkundër qasjeve moderne, ishin të bindur se “të vdekurit nuk duhet të shqetësohen”. “E keni pllakën e sarkofagut të priftëreshës. Është dashur që aty të jetë edhe ajo. Por, nukështë. Pllaka është shfaqur në botë, e ndarë nga trupi. Kjo shqetëson njerëzit, kjo i frikëson”, thotë një egjiptologe nga Universiteti i Kalifornisë. Shumë studiues thonë se ky mallkim është “budallallëk”. Por, historia e kësaj mumie vazhdon të frikësojë të gjithë ata që e prekin.

 

Misteri i fëmijës së yjeve

Misteri i te ashtuquajtures Kafka e Femijes se Yjeve filloi ne Meksike pothuajse 70 vite me pare kur u zbulua ne nje shpelle nga nje vajze e re. Ne ate shpelle dergjej skeleti i nje femre pjeserisht i fshehur nen dhe, vetem nje pjese e dores dale perjashta dhe mbeshtetur mbas krahut tjeter. Vajza e re filloi te germonte deri sa zbuloi nje varr te ceket skeletin e nje qenie te vogel qe sipas pershkrimeve te saj ishte i vendosur aty teresisht pa rregull.  Skeleti nga i cili ka mbetur vetem kafka i ka futur ne mendime shkenctaret e shumte. Kush ishte kjo krijese dhe pse me keto tipare kafkore qe sjane aspak njerezore? Qe ketu buroi dhe termi Femija e Yjeve ose Starchild. Lloyd Pye i cili eshte autori dhe themeluesi i Starchild Research Project shprehet se jane bere studime kolosale duke shfletuar cdo liber te mundshem mjeksor ose anatomie qe flet per deformime te njeriut dhe eshte e pamundur te gjehet ndonje ngjashmeri me ate te kafkes. Plus kesaj matjet dhe studimet e detajuara te kafkes kane provuar qe cdo gje ishte simetrike dhe aspak rezultat i nje deformimi natyral. Antropologet e kane te pamundur ta klasifiojne ne ndonje grup te caktuar dhe zgjidhja e vetme ishte qe te behej datimi nepermjet karbonit per moshen e kafkes qe rezultoi te ishte 900-vjecare ndersa testi tjeter ne lidhje me ADN e kockave nuk eshte bere pasi kushton shume, shprehet Pye.

 

Për të mbijetuar duhen tri planetë

Ne të gjithë e dimë se ndryshimi i klimës dhe rritja e popullsisë kanë ndikim të keq në planetin tonë. Megjithatë, ne duhet të dimë se situata është bërë aq e keqe sa një shkencëtar i respektuar nga NASA arrin në përfundimin se duhet të kemi jetë edhe në planetin Mars, në qoftë se ne duam të ruajmë racën njerëzore. Sipas tij, në qoftë se ne duam të mbijetojmë pa ndryshuar ndonjë gjë në jetën tonë, ne kemi nevojë për të paktën tre planete. “E gjithë ekosistemi po rrëzohet”, thotë Dennis Bushnel, një shkencëtar kryesor në qendrat kërkimore NASA. “Do të ketë shumë prej nesh… Ne ishim shumë të suksesshëm si një qenie. Së shpejti neve do n’a duhen edhe planete tjera për të mbijetuar… “Në qoftë se NASAdëshiron për të ndryshuar sipërfaqen e Marsit, do të duheshin edhe 120 vjet, ndërsa kjo është vetëm një planet.” Kjo nuk është hera e parë që dikush thotë se njerëzit kanë nevojë për të kolonizuar planete të tjera për mbijetesë, por shpesh, këto ide janë paraqitur për rastet e fatkeqësive natyrore ose të luftës bërthamore. Në vitin 2012, Ëorld Ëildlife gjithashtu propozoi idenë e një zgjidhje të tre planeteve, duke argumentuar që përdorin rreth 50% më shumë burime se sa Toka mund të mbështesë. Sipas tyre, nëse ne vazhdojmë kështu, në vitin 2050 neve do të n’a duhen tre planetet e tjera.

 

Delfini me 2 koka

Mësuesi i atletikës, turku Tugrul Metin, ishte duke ecur në plazhin e Izmirit në Turqi, kur pa diçka që po mendonte se po e gënjënin sytë. Ai pa delfinin siamez, një dukuri e ngjashme si tek njerëzit. Ai pa një delfin siamez, po binjakë të ngjitur, por që ishin mbytur. Delfini i vdekur besohet të ketë qenë rreth 1 vjeçar. Profesori Mehmet Gokoglu, ka thënë se këta delfinë janë të rrallë. Ai ka thënë se kjo dukuri është e ngjashme me atë të binjakëve siamezë tek njerëzit. “Këto lloje delfinësh janë shumë të rralla, të ngjashme me ato të njerëzve”, ka thënë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency