Çfarë e shkaktoi Ditën e Zezë më 19 maj 1780?

0
125

dark dayTre shekuj më parë në pjesë të Amerikës Veriore, një ngjarje misterioze ktheu mëngjesin në darkë. Çfarë shkaktoi Ditën e Zezë? Gjatë mëngjesit qielli u kthye i verdhë. Kafshët vraponin të fshiheshin dhe shumë shpejt ra errësira. Njerëzit ndezën qirinj dhe nisen të luteshin. Në dreke ishte ende errësirë. Kishte ardhur fundi i botes? Dita e Zezë, ndodhi në 19 maj 1780 në New England dhe pjesë të Kanadasë. Që atëherë historianet dhe shkencëtarët kanë hedhur hipoteza të ndryshme në lidhje me origjinën e kësaj ngjarje. Sot, ka shumë teori. Ishte rezultat i një shpërthimi vullkanik, zjarr, meteor apo diçka tjetër më e çuditshme? Më shume pak njohuri shkencore në atë kohe njerëzit menduan menjëherë se kishte ardhur dita e gjykimit. Ndjesia që kishte ardhur një moment vendimtar ishte me e theksuar pasi në ditët e mëparshme dielli dhe hëna shndrisnin të kuq. Mike Dash, një historian, i cili shkruan për paranormalen, thotë që kur u përballen me errësirën e papritur, njerëzit filluan të kërkonin për precedente biblike. “Ka disa gjëra që mund t’i bënin ata të besonin që kjo ishte ardhja e dytë e Krishtit. Në atë kohë, eventët natyrore – edhe zogjtë që fluturonin në qiell – ishin shenjë e Zotit.” Pra, çfarë do të mund të shpjegonte Ditën e Zezë? Mund të hiqet menjëherë nga lista një eklips diellor pasi dihet se kur ky do të ndodhë, dhe gjithmonë eklipset zgjasin vetëm për disa minuta.Shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull në vitin 2010 shkaktoi mjaftueshëm hi, por që Thomas Choularton, profesor i shkencës atmosferike në Universitetin e Manchester tha që rëtë e hirit vullkanik shpesh shkaktojnë ‘ditë të verdha’. Dhe megjithatë nuk ka asnjë regjistrim për aktivitet vullkanik në vitin 1780, kështu që edhe ky shpjegim do të ishte i kotë.“Mund të hiqet edhe hipoteza e një meteori, megjithëse nuk mund të hiqet plotësisht”, tha Choularton. Nderkohë, shumë shkencëtarë besojnë që përgjigja e misterit qëndron tek pemët. Akademiket në universitetin e Misurit, analizuan trungjet e pemëve në New England dhe gjeten shenja të ngelura nga flaket nëpër trungjet e pemëve që datojnë në atë periudhë. Është gjithashtu e njohur që ka pasur një thatësirë në vitin 1780 që e bën këtë hipotezë më të besueshme. Por a mundet një zjarr në pyll të shkaktojë kaq shumë ndryshime në dritë? Sa me i madh të jete zjarri aq më errësirë do të bëhet. Mjegulla është e zakonshme në bregun lindor. Sipas Dr. Blake, përzjerja e mjegullës dhe bloza nga zjarri i pyllit do të kombinoheshin se bashku dhe errësira do të binte. Regjistrimet e dëshmitarëve mbështesin hipotezën e zjarrit në pyll. Nëpër lumenj ka pasur blozë. Ëilliam Corliss, fizikanti dhe kronisti i ngjarjeve të pashpjeguara, gjeti 46 raste të ditëve të zeza nëpër botë ndërmjet viteve 1091 dhe 1971. Në ditët e sotme njerëzit mund të mbështetën tek njohuritë shkencore, fotografitë e sateliteve dhe tek mediat. Megjithatë, Ditët e Zeza kanë vazhduar të shqetesojnë njerëzit edhe shumë vonë. Një Dite e Zezë e ngjashme me atë të 1780 ndodhi në vitin 1950. Ishte shkaktuar nga një pyll në Alberta dhe solli alarm dhe konfuzion. David Philips, klimatolog, tha që nëse do të zgjoheshit pasdite do të mendonit që ishte mesi I natës. Njerezit menduan mos ishte ndonjë eklips apo ndonjë sulm bërthamor.

 

Objekti misterjoz që fik pajisjet në Detin Baltik

Zhytesit deklarojne qe objekti I mistershem ne Detin Baltik fik pajisjet elektronike Objekti i cuditshem qe ndodhet ne fund te detit Baltik ka nderhyre me pajisjet elektronike te ekipit te filmimeve qe eshte ne proces zhytje me qellimin per ta filmuar ate dhe per te mesuar dicka me shume. Megjithate skeptiket jane duke u bere edheme shume. Ekipi i gjuetareve te thesareve Suedeze Ocean X e zbuloi per here te pare kete objekt vitin e kaluar. Megjithate ne kohen e zbulimit ata nuk kishin burime te mjaftueshme per te shtuar. Tani ata jane kthyer ne vendin ku eshte bere zbulimi me teknoligjine me te mire te kesaj fushe. Ata jane duke u munduar qe ta filmojne objektin e mistershem, por sapo i afrohen pak, atyre u prishen aparaturat. “Cdo gje elektronike qe i afrohet, duke perfshire ketu edhe telefonin me satelit,nuk punon me kur ne ndodhemi siper objektit.” – tha Stefan Hogerborn, zhyrtesi kryesor i ekspedites, per kanalin Suedez NDTV. “Me pas ne largoheshim rreth 200 metra dhe gjithcka fillonte serish te punonte. Kur i afrohehim prape objektit gjeratelektronike prape fikeshin. Zbulimi i bere eshte i pershkruar si nje objekt ne forme rrethore qe i ngjan nje “kerpudhe gjigande”. Ne maje te objektit eshte nje protal ne forme veze/ Ekipi tha qe nje vije rruge rreth 300 metra mund te pershkruhet si ‘pasarela e objektit’. Pjesetaret e ekipit kane bere spekulime te ndryshme ne lidhje me ate cfare ata kane pare. “Mund te jete nje meteor apo nje asteroid, apo ndoshta edhe nje vullkan, mund te kete qene aty qe ne kohen e Luftes se Ftohte, ose mund te jete edhe nje UFO. Duhet te jete patjeter dicka.” – thote Dennis Asberg, nje prej pjesetareve te Ocean X. Ne fakt nderhyrja ne objektet elektronike konfirmon tezen qe objekti i zbuluar nuk eshte aspak nje objekt i zakonshem. Kritiket i kane akuzuar Ocean X, qe nuk jane oqeanografe, qe po perdorin shkence  te dobet dhe po mundohen ne cdo menyre te terheqin vemendjen per te siguruar fonde. Hanumant Singh, nje kerkues i Ëoods Hole Oceanographic Institute, tha per revisten e Shteteve te Bashkuara Popular Mechanics qe imazhi fillestar qe beri buje ne mendia ishte kapur duke perdorur nje sonar te lire dhe te pakalibruar mire. Ne fakt persa i perket humbjes se sinjalit, duket se nuk ka qene nje fenomen I vazhdueshem, deri sa duket se jane bere edhe filmime shume afer objektit. Dhe edhe nese ndodh , mund te ndodhe edhe per shkak te materialeve qe ndodhen nen uje qe mund te nderhyjne ne elektronikat e ndjeshme. Ocean X i mohon akuzat qe i jane bere per kerkim te terheqjes se vemendjes dhe publicitetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency