Universitetet / Ulen kuotat e pranimit në Tiranë dhe në rrethe, ja datat kur do të plotësohet formulari A2

0
155

Degët shkencore, gjuhët e huaja dhe degët në universitetet e rretheve, më të prekurat

Formulari A2, kandidatët, 12 ditë kohë për të aplikuar

 

universiteti-politeknik-tirane-studenteKuotat e pranimit në universitet do të jenë më të ulëta se ato të një vit më parë. Ministria e Arsimit do t’i propozojë qeverisë që kuotat të ulen, duke filluar nga Universiteti i Tiranës, ndërsa në degët e rretheve do të ketë një ulje akoma më drastike. Ulja e kuotave do të fillojë nga Fakulteti Ekonomik. Duke u mbështetur dhe te propozimet e Universitetit të Tiranës, Ministria e Arsimit ka vendosur që të reduktojë kuotat e pranimit me 25-40 vende për çdo degë. Të prekura do të jenë degët e Administrim Biznesit, Financa, Kontabiliteti Ekonomiks dhe një sërë degësh të tjera. Sipas specialistëve, tregu i punës nuk kërkon një numër kaq të lartë studentësh që pranohen sot nga institucionet publike dhe për këtë arsye është e domosdoshme një ulje e kuotave. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me degët Informatikë Ekonomike si dhe Administrim Biznesi në qytetin e Kukësit dhe Sarandës, edhe në degët e Matematikës, Fizikës, Inxhinieri Matematike, Inxhinieri Fizike. Ulje të kuotave pritet të pësojnë edhe degët e mësuesisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, si Gjuhë-Letërsia, Historia, Gjeografia si dhe të gjitha degët e gjuhëve të huaja. Në Fakultetin e Drejtësisë kuotat e pranimit nuk pritet të ndryshohet dhe dega më e kërkuar ajo e Drejtësisë do të vazhdojë të pranojë 600 studentë. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Fakultetin e Shkencave Sociale ku degët e Sociologjisë, Filozofisë, Punës Sociale, Psikologjisë dhe Shkenca Politike ku kuotat e pranimit do të mbeten të pandryshuara.

Në rrethe

Kërkesat e ulëta në degët e universiteteve të rretheve do të sjellin ulje të kuotave në shumë degë. Propozimi që do t’i bëhet qeverisë nga Ministria e Arsimit parashikon që në degët e rretheve të ketë një ulje me nga 10-15 kuota për çdo degë. Në Universitetin e Gjirokastrës “Eqrem Çabej” apo në Universitetin e Korçës “Fan Noli” do të ketë ulje të kuotave akoma më të mëdha.

Formulari A2

Formulari A2 do të plotësohet duke filluar nga data 23 korrik deri në 4 gusht. Burime pranë Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se formulari do të plotësohet sipas qyteteve. Maturantët e Qarkut të Tiranës do të kenë tri ditë kohë për të plotësuar formularin, duke qenë se numri më i madh i kandidatëve gjendet në këtë qark. Pas plotësimit Ministria e Arsimit do të publikojë dhe formularin e korrigjimit të gabimeve dhe në fillim të shtatorit do të bëhet shpallja e fituesve për në universitet.

Si bëhet hedhja e pikëve

Përpara se të aplikojnë me formularin A2, të gjithë kandidatët duhet të bëjnë hedhjen e pikëve mesatare ne sistem. Së pari, kandidatët duhet të shkarkojnë nga faqja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP), fatura për arkëtim për plotësimin e formularit A2 dhe më pas duhet të printohet. “Pasi të printojnë këtë fature duhet të paraqiten pranë zyrave të Postës Shqiptare apo bankave të nivelit të dytë për të kryer pagesën e tarifës përkatëse prej 2000 lekësh. Më pas të paraqiten në drejtorinë e shkollës ku kanë bërë aplikimin e formularit A1 apo A1Z dhe dorëzojnë mandat pagesën. Pas dorëzimit të mandat pagesës, punonjësi i autorizuar nga drejtoria e shkollës hedh në sistemin informatik pikët/notën mesatare të tij”, – thuhet në një njoftim të Agjencisë Kombëtare të Provimeve.

 

 

Vendimi

Tregjet agro-ushqimore, 500 m larg zonave të banuara

Tregjet agro-ushqimore duhet të jenë jo më pak se 500 metra larg zonave të banuara. Kjo sanksionohet me një udhëzim të nxjerrë nga Ministria e Bujqësisë, që përcakton mënyrën se si duhet të funksionojnë tregjet me shumicë si edhe vendndodhjen e tyre.

Në bazë të këtij vendimi tregu i ish-uzinës “Dinamo” automatikisht nuk plotëson një prej kushteve bazë të ekzistencës së tij, pasi është pranë zonave të banuara. Ky udhëzim vendos se këto tregje duhet të jenë në zona të miratuara për t’u zhvilluar ky aktivitet dhe të jenë pranë rrugëve kryesore dhe lehtësisht të aksesueshme.

Ndërkohë, në udhëzim përcaktohet gjithashtu se tregjet duhet të ndërtohen jo më pak se 1 km larg zonave të kontaminuara ose me ndotje mjedisore. Gjithashtu, bëhet e detyrueshme që tregjet të plotësojnë disa kushte bazë për ruajtjen e produkteve, siç janë dhomat frigoriferike, të jenë të pajisur 24 orë me ujë dhe energji elektrike.

Këto subjekte duhet të kenë gjithashtu edhe ambiente të veçanta për punonjësit e tyre. Në udhëzimin e Ministrisë së Bujqësisë, i cili mban firmën e ministrit, theksohet se tregjet e produkteve agro-ushqimore me shumicë duhet të plotësojnë këto kritere: të jenë jashtë vijës së verdhë të qyteteve në një distancë jo më afër se 500 m nga vija e verdhë; me distancë jo më pak se 500 m nga zona të miratuara për banim ose pushim; brenda zonave të miratuara për ushtrimin e aktivitetit të tregtimit të produkteve agro-ushqimore me shumicë.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency