Harta e re territoriale me 61 bashki / Dule dhe Bollano kundër projektit të qeverisë për Himarën: Bëhet për qëllime elektorale

0
147

Florenc Drizari

“Krijimi i njësisë së re administrative sipas propozimit që Himarës dhe Lukovës t’i bashkëngjitet Vranishti ka vetëm qëllim elektoral”

 

Dule-Bollano-harta-600x352Krerët e PBDNJ-së dhe OMONIA-s zhvilluan një takim me banorë të Himarës, duke diskutuar variantin e fundit të qeverisë për ndarjen e hartës administrative-territoriale me 61 bashki. Ashtu siç ishte deklaruar më parë, Vangjel Dule dhe Vasil Bollano gjatë takimit që patën dje në Himarë, kundërshtuan variantin e komisionit për bashkimin e Himarës me Vranishtin, duke vënë theksin se kjo po bëhet për qëllime elektorale.

Vangjel Dule

Për kreun e PBDNJ-së, Himara nuk mund të bashkohet me Vranishtin për shkak se ai beson se është minoritet grek. “Për disa në Himarë nuk ka minoritet grek. Për mua dhe shumë të tjerë që u përmbahemi konventave ndërkombëtare, ku secili ka të drejtë të shprehë identitetin e vetë, në Himarë ka minoritet grek historik”, – deklaroi Dule.

Bashkimi i Vranishtit me Himarën për kreun e PBDNJ-së ka vetëm qëllime elektorale, duke e mbajtur peng këtë të fundit. “Krijimi i njësisë së re administrative sipas propozimit që Himarës dhe Lukovës t’i bashkëngjitet Vranishti ka një qëllim, i cili është i mbrapshtë në konceptimin e vetë dhe me pasoja të rrezikshme, nëse finalizohet. Është vetëm qëllim elektoral. Duan ta përdorin Vranishtin si trupë elektorale sepse besojnë se do të shkojë verbërisht pas planeve të tyre për të mbajtur peng në vazhdimësi autoritetin lokal të Himarës. Kjo nuk mund të ndodhë”, – deklaroi Vangjel Dule.

Vasil Bollano

Nga ana e tij, kreu i OMONIA-s paralajmëroi përshkallëzim të qëndrimeve kundërshtuese. “Ne do përshkallëzojmë qëndrimet tona, edhe në drejtim të bashkëpunimit parlamentar, edhe në drejtim të masave që nuk janë objekt i Dules apo i Bollanos, por që janë objekt i strukturave të subjektit politik. Ne do bisedojmë dhe do marrim vendimet e caktuara në momente të caktuara”, – deklaroi Bollano.

 

Varianti në qeveri

Këtë të premte Komisioni parlamentar i Reformës Administrative-Territoriale miratoi një hartë të re territoriale më të zgjeruar, me 61 bashki, ndërsa ky variant i është dërguar për miratim Këshillit të Ministrave dhe pritet të miratohet nga komisioni këtë të mërkurë në Kuvend. Ndarje e re territoriale e Shqipërisë, i përafrohet variantit të propozuar nga partia PDIU e drejtuar nga Shpëtim Idrizi, ku ditët e fundit kërkoi ndarjen me 60-70 njësi, ndërsa qeveria ishte mes varianteve nga 39 në 47 njësi vendore. Variantit që ishte duke u diskutuar, me 47 njësi vendore, i janë shtuar edhe 14, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 61. Kjo shifër ishte propozuar nga PDIU-ja, e cila në ditët e fundit kërkoi që ndarja e re territoriale të kishte mes 60-70 njësive vendore. Sipas ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, njësi që shtohen janë Fushë-Arrëz, Klos, Vorë, Rrogozhinë, Belsh, Përrenjas, Poliçan, Ura-Vajgurore, Roskovec, Memaliaj, Libohovë, Këlcyrë, Selenicë, Konispol. Në mbledhjen e fundit të komisionit për reformën administrativo-territoriale, deputeti i PS-së, Andrea Marto, doli kundër varianti të ri, duke kërkuar rishikimin e draftit.

 

 

 

PBDNJ: Urdhër politik mediave për të manipuluar aktivitetin tonë

“Sot (dje), më 19.7.2014, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut së bashku me Bashkimin Demokratik të Minoritetit Etnik Grek “OMONIA”, organizuan debat të gjerë në Himarë në lidhje me reformën administrative-territoriale. Gjatë debatit pati një konvergjim absolut vendimesh kundër bashkimit të Komunës Vranisht me Bashkinë e Himarës. Një variant i tillë u konsiderua nga të gjithë pjesëmarrësit pa përjashtim si jo funksional, tendencioz dhe për rrjedhojë i pa pranueshëm. Në takim morën pjesë dhe u shprehen të njëjtën drejtim përfaqësues të shumë forcave politike nga të dy komunitetet atë të Bashkisë Himarë e të Komunës Lukovë. Fatkeqësisht nga një pjesë e mediave ky realitet u manipulua duke lënë shihen e hidhur të një urdhri politik”, – përfundon deklarata e PBDNJ-së e shpërndarë për mediat mbrëmjen e djeshme.

 

Reforma e pensioneve

Berisha: Rritja e moshës në 63 vjet për gratë dhe 67 për burrat, fytyra e vërtetë e Edi Ramës!

 

Ish-kryeministri Sali Berisha pranoi që qeveria e dij në tetë vite nuk ndërmori një reformë në pensione për të rritur moshën e daljes në pension, ndërsa kritikoi ashpër nismën e fundit të qeverisë së kryesuar nga Edi Rama, duke e quajtur një ndëshkim për qytetarët. “Dy ditë më parë Edi Rama u deklaroi shqiptarëve se në 300 ditë bëmë atë që nuk e beri asnjë qeveri në 20 vjet; reformën e pensioneve. Kjo është e vërtetë. Të paktën qeveria e PD në 8 vjet nuk pranoi të kalojë një ligj që rrit moshën e pensionit 3 vjet për gratë dhe 2 vjet burrat, pasi ky do ishte ndëshkim për qytetarët e këtij vendi që, përveç bllokmenëve, përjetuan për dekada skamjen ekstreme, dhe që vetëm 22 vjet më parë renditeshin si qytetarët e tretë më të varfër të planetit. Të mburresh se po vendos moshë të njëjtë pensioni midis shqiptareve dhe austriakeve apo britanikeve, me te cilet sipas studimeve 22 vjet me pare ke patur nje diference ne te ardhura prej 250 vjetesh, krahason te pakrahasueshmet dhe kryen nje akt te papërgjegjshëm, cinik, te bazuar fund e krye ne padije dhe pashpirtesi. Këtu duhet te theksoj se reforma e pensioneve eshte shume e rendesishme dhe ka nje seri aspektesh qe duhej adresuar, por pa rritur moshen ne maksimumin e vendeve me te zhvilluara. Mosha e pensionit ne Shqiperi eshte ne mesataren e vendeve te botes. Une mendoj se jo rritja arbitrare e saj por indeksimi me rritjen e jetegjatesise ishte pergjigja e vetme e ndershme dhe me maksimale qe mund t’i jepej problemit te moshes se pensionit, dhe ky indeksim duhet te ishte vullnetar se paku per 20 vitet qe vijne. Te mburresh se po voton nje ligj qe te tjeret e mbajten ne sirtar sepse ndeshkonte te moshuarit e vendit tend do te thote se ke defiçit te madh, si te njohurive ashtu dhe ndjenjave njerezore ndaj qytetareve shqiptar”, – ka shkruar ish-kryeministri Berisha në rrjetin social “Facebook”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency