Ferdinand Dervishi: Ja si po e kopjon Rama presidentin e Turkmenistanit

0
92

Gazetari Ferdinand Dervishi shprehet se kryeministri Rama po kopjon Presidentin e Turkmenistanit, Saparmurat Niyazov.

Teksa ka krahasuar dy liderët, gazetari shprehet se Rama nuk e pranon që peshku qelbet nga koka por nga bishti duke shtuar më tej se ai përpiqet të dalë i larë nga skandalet duke deklaruar se janë të tjerët që hanë dardha pas shpinës së tij.

“Do të bëj një krasim me një rast botëror. Është një personazh që ka qenë drejtues i Turkmenistanit, Saparmurat Niyazov, ka qenë 2 vjet në pushtet, 1985-2006, aq i fuqishëm u ndje ai dhe aq e donmioni popullin e tij, aq shumë ia hodhi trutë e gomarit popullit të tij, saqë i vuri muajve të vitit emrat e familajrëve të vet.

Shikoni si përsëritet rasti në Shqipëri me një kryeministër që ka 12 vite në pushtet. Ai ka deformuar shprehjen frazeologjike të njohur popullore: Peshku qelbet nga koka. Jo thotë ai: Peshku qelbet nga pendët! Pra janë ata që hanë dardha prapa meje.

E shikoni pra çfarë populli mendon se ka lideri ynë. Dhe e ka vërtetë”– tha Dervishi në emisonin “Barometri” në Euronews Albania.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here