Nënat e Srebrenicës: Karaxhiç vrau aq shumë fëmijë dhe tani do të jetojë duke patur kohë të mjaftueshme për të rifituar lirinë e tij

0
129

Dënimi I Radavan Karaxhic është komentuar edhe nga banorë të Srebrenicës. Nëna e njërit prej viktimave të masakrës më të rëndë të kryer në Evropë e cila është kthyer për të jetuar në Srebrenicë pasi ka lexuar vendimin kundër Karaxhic është shprehur se është shumë e mërzitur me vitet e dënimit. Unë jam shumë e mërzitur, Karaxhiç  vrau aq shumë fëmijë dhe tani do të jetojë duke patur kohë të mjaftueshme për të rifituar lirinë e tij. Ai do të jetë vërtet në burg  por ai është ngrohtë, ai ha, madje duket mirë, padyshim se është atje dhe jo në dhe “, – është shprehur 63-vjeçarja Bida. Dhimbja  dhe vetmia ime vazhdojnë, asgjë nuk do t’i ndryshojë ato, asgjë nuk do t’i qetësojë ato. Unë ende jetoj sikur gjithshka të ketë ndodhur dje dhe asgjë nuk mund të zvogëlojë vuajtjet e mia “, – pëshpërit Bida në lidhje me këtë luftë që morri 100.000 jetë në Ballkan. Burri i Bidas, i Vasvas dhe i Sajmas u zbuluan në varrezat masive dhe pastaj janë varrosur në memorialin Potoçari, pranë Srebrenicës, ku qëndrojnë viktimat e masakrës

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here