Flet përsëri Manjani, ja çfarë përgjigje ka për ata që i shkruajnë

0
182

Ish ministri Drejtesise Ylli Manjnani ka dhene nje sqarim ne rrjetet sociale facebook, per te gjithe ata qe i shkruajne dhe pergjigja e tij  eshte: Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vemendje nenin 90.2 të Kushtetutës. Manjani jep disa nga pikat se kur  shkarkohet Presidenti.

Ja postimi i tij i plotë:

Sqarim ligjor, përsëri për ata që më shkruajnë:

Pyetja e radhës është: a do shkarkohet Presidenti i Republikës pas mosdekretimit?

Përgjigja ime është:

Nuk kam si e nga ta di do shkarkohet Presidenti apo jo. Por mund t’u sjell në vemendje nenin 90.2 të Kushtetutës.

Sipas këtij neni Presidenti i Republikës shkarkohet nga Kuvendi kur;
1. Ka kryer një krim të rëndë, ose ka shkelur rëndë Kushtetutën. Nuk besoj se mosdekretimi i Sandrit është i tillë.
2. Votojnë jo më pak se 93 deputetë pro shkarkimit. Rilindja e vetme nuk i ka kaq numra në Kuvend.
3. Vendimin e shkarkimit duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese, e cila nuk ekziston.

Besoj ku nen e sqaron plotësisht pyetjen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here