UEFA shpall 10-shen më të mirë të Evropës

0
134

medium_157331389800261Për lojtarin më të mirë të UEFA-s duket se do të duelojnë 10 emrat e nxjerrë nga FIFA

 Dueli për lojtarin më të mirë evropian ka filluar. UEFA bëri të ditur në faqen e saj zyrtare listën e reduktuar me 10 kandidatët që mbeten në garë për çmimin e futbollistit më të mirë në kontinentin evropian për sezonin e kaluar. Në garë për nderimin e rëndësishëm individual këtë vit janë sipas rendit alfabetik: Diego Kosta, sulmuesi që u shpall kampion në La Liga me Atletikon dhe tashmë është transferuar te Çelsi. Angel di Maria, kampion i Evropës me Realin e Madridit, Xhejms Rodriguez, sulmuesi kolumbian i Monakos që i mahniti të gjithë në Botërorin e Brazilit. Kampioni i botës Filip Lam, kapiten i Gjermanisë dhe Bajernit të Mynihut. Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës Lionel Mesi. Tomas Myler goleador i spikatur i Gjermanisë në Botëror dhe pikë e fortë e Bajernit të Mynihut. “Doreza e Artë e Botërorit” dhe gardiani i portës së Bajernit, Manuel Nojer. Arjen Roben futbollisti i Bajernit që u shfaq në kulmin e formës së tij në Brazil me Holandën. Kristiano Ronaldo, portugezi që u kthye shpejt nga Brazili, por ishte protagonist i “La Decimas” me Realin e Madridit si dhe Luis Suarez, uruguaiani që ndau “Këpucën e Artë” me Ronaldon për finalizimet e tij me Liverpulin, aktualisht i transferuar te Barcelona, por ende nën pezullim për shkak të kafshimit sensacional ndaj Kielinit në Botëror. Të 10 këta futbollistë tashmë shkojnë një raund të dytë votimi, i cili do të prodhojë tre kandidatët finalist që do të shpallen në datën 14 gusht, ndërsa fituesi do të marrë çmimin individual në 28 gusht në Monako, gjatë shortit të fazës së grupeve për sezonin e ardhshëm të Champions League. Ky sezon shënon edicionin e katërt të këtij çmimi individual, me iniciativën e Presidentit të UEFA-s Mishel Platini. Tri edicionet e para të çmimit “Futbollisti më i mirë në Evropë” janë fituar respektivisht nga Lionel Mesi, Andres Iniesta dhe Frank Riberi. Ky trofe shërben edhe si një ogur i mirë për fituesin, se është kandidat potencial për Topin e Artë. Mirëpo këtë sezon është edhe më i vështirë kompeticioni, pasi edhe dueli është më i fortë. Favorit duket Kristiano Ronaldo pasi ai bashkë me Realin u shpallën fitues të Champion League. Ndërkohë që nuk mbeten mbrapa Myler dhe lojtarët gjerman që u shpallën kampion bote. Ndërkohë që Mesi nuk bën pjesë në këtë listë. Lojtari bëri një lojë të mirë për Argjentinën, pasi arriti të shkonte me Argjentinën në finale, por nuk arriti asgjë me Barcelonën e tij, çka e ka larguar nga kjo listë.

 

Laçi dështon në ndeshjen e parë, humbet 3-0 ndaj Zorias

Laçi është mposhtur nga Zoria me rezultatin 0-3 në ndeshjen e parë të turit të dytë të Europa Ligës. Ukrainasit kaluan në avantazh falë një autogoli të shënuar nga Sheta në minutën e 23-të. Vetëm pas dy minutash lojë në pjesën e dytë Ljubenoviç dyfishon shifrat. Në minutën e 75, Boli vuloste takimin 0-3. Një ndeshje kjo për tu harruar për skuadrën e Nicës. Tekniku u shpreh pozitiv para ndeshjes duke parë edhe kundërshtarin që nisej pa përvojë të madhe në këtë kompeticion. Mirëpo veriorët duket se kanë hasur në një kurth pasi ekipi ukrainas ka qenë më i fortë seç mendohej. Tashmë gjithçka duhet lënë për takimin e radhës ku laçjanët do të kenë në disavantazh edhe fushën pasi ndeshja do të luhet në Ukrainë. Ekipit Bardhezi i duhet një mrekulli tashmë që të kualifikohet për në fazën tjetër.

 

Debysi prezantohet te Arsenali

Arsenali ka konfirmuar në faqen zyrtare se ka arritur transferimin e yllit francez, Matjë Debysi. 28-vjeçari ka kohë që u spekulua se është pranë kalimit te Arsenali, por lojtari i cili ndihmoi Francën të arrijë çerekfinalet duket se e ka marrë moti vendimin për të kaluar te Arsenali. Lëvdatat për lojtarin nuk i kurseu trajneri Arsen Venger. Ai e ka quajtur lojtarin shumë kualitativ dhe që i përshtatet ekipit të tij. “Ne jemi të gëzuar që mirëpritëm Matjë Debysin te Arsenali. Ai ka treguar se mund të performojë në nivelin më të lartë me klubet e tij dhe po ashtu edhe për Francën. Ai është një mbrojtës kualitativ i cili ka treguar paraqitje të mira në Premier dhe jam i bindur se ai do t’i përshtatet shumë mirë rezultateve tona”, – u shpreh tekniku.

Van Gal: Junajtid, klubi më i madh në Angli

Shpëtimtari i Mançester Junajtid, Luis van Gal, është prezantuar te klubi i tij i ri. Holandezi arriti në qendrën stërvitore të klubit të tij të ri të mërkurën, për të filluar periudhën e punës së tij si menaxher i djajve të kuq dhe ai u shpreh shumë i ngazëllyer në fjalët e tij të para. “Është klubi më i madh në botë për shkak të mirënjohjes që ka marrë anë e mbanë botës. Vitin e kaluar ne kemi qenë në vendin e shtatë në Premier, kështu që ne nuk kemi qenë në nivelin tonë. Kur isha në Kinë dhe së fundmi në Brazil, të gjithë më pyetën për Junajtidin dhe në gjithë botën flitet për Junajtidin. Ky është dallimi. Ka shumë pritje, por po ashtu është një sfidë e madhe për shkak të kësaj. Unë kam stërvitur Barcelonën që është klubi më i madh në Spanjë, kam stërvitur Ajaksin që është numri një në Holandë dhe kam stërvitur Bajernin, kubin më të madh në Gjermani. Tani jam në klubin më të madh anglez”, – u shpreh Van Gal.

 

 Toni Kros prezantohet: Reali, klubi më i madh në botë

Mesfushori i ri i Realit të Madridit, Toni Kros, është prezantuar para mijëra adhuruesve në “Santiago Bernabeu”, nga ku më pas edhe foli para gazetarëve me presidentin Florentino Perez. Lojtari më i mirë i Botërorit, sipas statistikave të FIFA-s, ka kaluar te Reali për një shumë prej 30 milionë eurosh prej Bajernit dhe në prezantim ai u shpreh shumë krenar për këtë lëvizje. “Jam krenar që jam këtu, unë nuk mund të imagjinoj ndonjë gjë më të mirë sesa që të jem këtu te Reali. Është klubi më i madh në botë, dua të falënderoj të gjithë për këtë mundësi. Falënderoj edhe Bajernin, që më lejoi të bëja këtë hap në karrierë. Dua që të shpaguaj besimin në fushë. Hala Madrid!”, – u shpreh Kros gjatë prezantimit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency