Ivi Kaso tregon se si u vërtetua vota për Kryesinë e PD: Me urdhër nga lart u përjashtuan të gjithë ata që u cilësuan si kundërshtar të Bashës

Në “Intervistë me Merita Haklaj”, Ivi Kaso, ish-sekretar ligjor e zgjedhor i PD-së, u shpreh se problemet në partinë më të madhe opozitare në vend kanë nisur para datës 9 shtator, kur Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar.

“Është mitizim që problemet në PD filluan pas 9 shtatorit. Nuk është e vërtetë, problemet aty kanë qenë. Njerëzit kanë folur, kanë bërë aq sa kanë mundur brenda forumeve. PD vinte pas një humbje shumë demoralizuese, veçanërisht për anëtarët e PD, për ata që kishin shpresuar se ndryshimi do të ndodhte në datën 25 prill. Pikërisht për këtë u pa me vend që të gjitha problematikat që po thelloheshin dita ditës, njerëzit t’i thellonin brenda forumeve, t’i flisnim brenda forumeve. Të tilla ishin kërkesat për gjithpërfshirje, edhe zërat kritik të kishin hapësirën e tyre, të shpalosnin platformën e tyre, në mënyrë që PD, nga një organizëm që dita-ditës po vdiste, të rikthehej, të bëhej një mekanizëm i gjallë.

Më tej, Kaso tregoi edhe se si është deformuar vota për kryesinë e PD.  “Përkundër asaj çka është diskutuar në mbledhjet e kryesisë dhe është kërkuar dhe përkundër asaj që ishte premtuar nga Basha për hapjen e garës, ishin pritshmëri që u zhgënjyen. Pamë që gara u ripërsërit brenda PD, flas për mbledhjen e Këshillit Kombëtar kur u propozua gara për anëtar kryesie, që me urdhër nga lart u përjashtuan të gjithë ata që u cilësuan si kundërshtar të zotit Basha. Ka pasur pretendime, të cilat kanë qenë jo të pabaza, të një pjese të mirë të tyre, të cilët pavarësisht se ishin formalisht në garën zgjedhore për anëtar kryesie, që votat nuk janë numëruar dhe makanizmi i votës nuk ka funksionuar në përzgjedhjen e anëtarëve të kryesisë së PD dhe që u zgjodhën me votë. Anëtarët që u emëruan, ndër të cilët edhe unë, ishin një kalkulim i pastër për të pasur numrat në një kryesi, e cila përkundër edhe disponimeve statutore, u dominua nga anëtarë, të cilët ishin emëruar dhe ishin atje për shkak të funksionit, përkundër atyre që ishin zgjedhur drejtpërdrejtë me votë nga gara zgjedhore. U pa që veprimi politik brenda PD shkonte në një drejtim diametralisht të kundërt për fat të keq me atë që artikulohej publikisht”.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko