Baloteli, jo vetëm cigare…

0
133

baaPër Super-Mario duket se nuk vetëm cigare po edhe stërvitje gjatë këtyre pushimeve. Futbollisti i Milanit po përdor Instagramin për t’i dërguar një mesazh pozitiv të gjithë ambientit kuqezi. Baloteli, edhe pse me pushime, është duke ndjekur programin e trajnerit të ri të Milanit, Inzagi. Balo, “vuajtjen” në palestër ka dëshiruar ta ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Pipo, i cili është kundër përdorimit të rrjeteve sociale, ndoshta kësaj here do të mbyllë njërin sy. Sulmuesi është me pushime në Amerikë. Kujtojmë e lojtari është përfolur për një lëvizje gjatë kësaj merkatoje. Destinacioni i tij i mundshëm mund të jetë Turqia aty ku e pret Prandeli. Tekniku italian do ti japi edhe një shans tjetër lojtarit pas zhgënjimit që i dha në Kupën e Botës me të kaltrit.

 

Skuadra e Argjentinës dhuron bluzë për Papa Françeskun

Pavarësisht trishtimit ka edhe gëzim te Argjentina. Lojtarët e Argjentinës kanë vendosur t’i dhurojnë Papa Françeskut një bluzë e cila është nënshkruar nga të gjithë lojtarët e skuadrës dhe trajneri pas përfundimit të Botërorit ishte mesfushori Maksi Rodriguez, i cili ka postuar në Twitter një foto të tij së bashku me Lionel Mesin, duke mbajtur një fanellë e cila ka të gjitha autografet e lojtarëve dhe do të niset drejtë Vatikanit.”Kjo është dhurata e ekipit tonë për Papa Françeskun”, – shkroi Rodriguez. Një dhuratë mjaft e veçante e nënkampionëve të botës që nuk arritën të finalizonin detyrën e tyre për tu shpallur kampion të botës.

 

Toti dhe Iliari Biazi në pushime

Pushime për Romën dhe Françesko Totin. Gjithmonë lojtari bëhet pre e mediave kudo që ai shkon dhe duket se as kësaj radhe nuk ka arritur t’i shpëtojë. Fundjavë në Kapri për Ilari Blazin dhe Françesko Totin, të cilët kanë qenë të ftuar në jahtin e Xhovani Malagos, presidenti i “Coni”. Me bikini në mes të detit Blazi ka treguar bukurinë e saj, si dhe format e mira që ajo zotëron.

 

Gëtze në Ibiza me të dashurën

Pushime edhe për kampionine botës. Heroi i finales tashmë është në periudhën e tij të pushimit dhe duhet ti shfrytëzojë mirë pasi do të kalojë një sezon mjaft të gjatë me Bajern. Pas fitores së kampionatit botëror dhe atyre momenteve të bukura të kaluara pas rikthimit në atdhe, Mario Gëtze ka vendosur të bëjë disa pushime së bashku me të dashurën e tij An Kathrin Bromel.Çifti kanë shfaqur format e tyre seksi tek sa qëndronin në ballkonin e jahtit të marrë me qera në plazhin e Ibizës. Lidhja e tyre ka nisur që në vitin 2012 ndërkohë që Bromel është bërë gjatë ditëve të fundit “mbretëresha” e web-it me bukurinë e saj dhe me fotot e ndryshme në rrjetet sociale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency