Nusja unike në botë, prezantohet në Kosovë

0
144

vecantËshtë unike në botë dhe ka zgjuar kërshëri edhe në Japoni e Kore të Jugut. Është traditë e krahinës së Zhupës, e cila përfshin rreth 15 fshatra, është fjala pra për ceremonialin e lyerjes së fytyrës së nuses.

Ky ceremonial thuhet që ka rrënjët qysh nga koha e ilirëve, madje edhe nga koha e pellazgëve dhe i cili tashmë është në rrezik serioz për shuarja sepse punohet vetëm nga 2 gra, njëra shtatëdhjetë vjeçare dhe tjetra nxënëse e saj, Elvisa Sagdati, e cila edhe demonstroi para vizitorëve të “Javës së artizanaleve” që po mbahet në ambientet e muzeut etnologjik.

Ky fragment unik, zgjat diku afro 2 orë dhe përmban në vete shumë elemente interesante, të cilat edhe e bëjnë atë unike.

Fytyra e nuses ngjyroset me 3 ngjyra, e secila prej tyre ka domethënien e vet. Ngjyra e arit, e cila simbolizon pasuri e lumturi, e kuqja që simbolizon pjellshmërinë dhe ajo e kaltër që mbron nusen e ardhshme nga syri i keq, apo siç njihet në popull, “mësyshi”, e të gjitha këto ngjyra duhet porositur nga vendet e jashtme si nga Zvicra apo edhe nga Serbia.

 

Visar Zhiti, me kurorën e poezisë në Korçë

“Netët korçare të poezisë”, të organizuara në qytetin e Korçës nga Bashkia dhe biblioteka “Thimi Mitko” si dhe nga klubi i shkrimtarëve “Bota e Re”, tashmë janë bërë traditë e njohur në vend. Poetët e ftuar nga Shqipëria e Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, por dhe më gjerë, nga Ballkani, Greqia e Bullgaria, Rumania e Bosnjë-Hercegovina, Turqia etj. mblidhen, njohin Korçën dhe traditat qytetare dhe lexojnë poezitë e tyre gjatë tre netëve.

Edicioni i 18-të, tashmë ndërkombëtar, u mbyll mbrëmë me recitime të shumta nga 40 poetët e ftuar. Si zakonisht, veprimtaritë ishin të ndryshme, takime e vizita, përurime veprash dhe debate mbi poezinë dhe kohën si dhe dhënie çmimesh e shëtitje nëpër Korçën e bukur.

Fituesi i sivjetshëm i “Kurorës së Poezisë” u shpall shkrimtari Visar Zhiti me motivacionin “Për shpirtin e palodhur artistik me të cilin është afirmuar në karrierën e gjatë krijuese”. Trofeun ia dha drejtori i festivalit, poeti korçar Skënder Rusi.

Sipas ritualit, në prani të të ftuarve, poeti Visar Zhiti mbolli “pemën e poezisë”, aty në pyllin e vogël ku blerojnë dhe pemët e fituesve të mëparshëm në netët e korçare të poezisë, si Dritëro Agolli, Dhori Qirjazi, Moikom Zeqo apo poeti i njohur grek Dinos Kubatis. “Vetë jeta futet në poezi dhe poezia patjetër që futet në jetë, duke u bërë pjesë e saj, – tha ndër të tjera shkrimtari Visar Zhiti, – dhe derisa të jetë njeriu, do të jetë dhe poezia e tij”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency