Përfundon mbledhja e Këshillit Politik, cilat janë pikat e nxehta për të cilat palët nuk ranë dakord…

0
117

Mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore ka përfunduar pas katër orësh. Përfaqësuesja e opozitës parlamentar, Rudina Hajdari ka paralajmëruar një mbledhje tjetër gjatë ditës së sotme pasi na mbajnë më pak se 48 orë nga afati i fundit për të dakordësuar draftin.

Në mbledhjen e ditës së sotme, palët nuk kanë arritur dakordësi për dy pikat e nxehta që janë teknologjia në zgjedhje dhe depolitizimi i administratës.

“Nuk e di nëse kjo kërkesë është e saktë sepse erdhi në moment të fundit dhe nuk ishte e shkruar në letyër, por që nuk u pranua as nga opozita jashtëparlamentare, as parlamentare sepse nëse do bëjmë identifikimin biometrik duhet në të gjithë vendin. Palët nuk ranë dakord pothuajse për asgjë dhe kjo është e dukshme, kështu që problemi është se do vazhdojmë të flasim dhe do e mbyllim këtë proces por tymi i bardhë do të jetë vetëm kur të ketë ndryshim sistemi”, tha Hajdari.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here