“Ti gruas time i ha” Reagon aktori: Një tufë ministrash që shpërthejnë në duartrokitje pas asaj fjalie..

0
115

Në vazhdën e reagimeve për debatin e shkaktuar në Parlament, është edhe ai i aktorit të njohur Gentian Zenelaj, i cili shprehet se ndërsa nuk gjykon fjalimin e Kryeministrit, pasi sipas tij të gjithë në një moment e humbasim kontrollin, nuk kupton sesi mintrat shpërthejnë në duartrokitje.

“Spo gjykoj aspak fjalimin e KM sepse jam i sigurtë që të gjithë në një moment humbasim kontrollin…por sinqerisht një tufë ministrash që shpërthejnë në duartrokitje pas asaj fjalie !!!!!Nuk di dmth …”, – shkruan Zenelaj.

Kujtojmë se posti që mbante Linda Rama në “ABI Bank”, ka qenë edhe molla e sherrit në seancën e sotme plenare, ku si kryeministri Edi Rama ashtu edhe paraardhësi i tij Sali Berisha nuk i kursyen fyerjet ndaj njëri-tjetrit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here