Flet negociatori i PE që nuk bindi dot Ramën e Bashën për konsensus: Çfarë rrezikon Shqipëria

0
200

Zëvendëspresidenti i PPE David McAllister që dje bashkë me euroreporterin Knut Fleckenstein negociuan për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike thotë se zgjedhjet janë në rrezik. Në një status në “Facebook” Mc Allister shprehet pesimist

 

 

McAllister shkruan se pas tryezës nuk u gjet konsensus për çështjen thelbësore, të datës së zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie teknike.

Ai thotë se duhet kapërcyer bllokada politike, pasi në vend ka krize serioze politike qe rrezikon zgjedhjet.

“Në Shqipëri ka javë që rrezikohet një krizë e thellë politike përsa i përket zgjedhjeve të caktuara për në qershor. Kjo ndodhi dje në Tiranë mes qeverisë dhe opozitës. Në disa pika pati progres shpresëdhënës. Por në lidhje me çështjen kryesore të zgjedhjeve dhe formimin e mundshëm të një qeverie tranzitore, nuk ka konsensus. Tani është koha për të tejkaluar ngërçin politik”, thotë ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here