Bufon: Italia nuk është favorite për Botëror

0
133

Gianluigi-BuffonKapiteni i Italisë është shprehur se ekipi axurr nuk ka fuqinë që kanë favoritët e deklaruar si Brazili, Spanja, Argjentina apo Gjermania

Kapiteni bardhezi u shpreh se ekipi tashmë është i qëndrueshëm dhe i maturuar

 Italia si skuadrat e tjera është duke zhvilluar turin përgatitor për Kupën e Botës në Brazil 2014. Kampionët e 2006-ës vijnë pas një aventure tepër të keqe në Afrikë. Skuadra e kaltër nuk arriti që të kualifikohej nga grupi, duke u nxjerrë jashtë loje nga Sllovakia. Një eksperiencë e vështire për ekipin. Në Evropianin e 2012-ës ekipi i Prandelit arriti në finale, ku u përball me Spanjën. Disfata ishte e thellë dhe që duket se ka sjellë shumë mësime për strategun. Ndërsa tashmë Italia shkon drejt Brazilit me një fytyrë tjetër. Lojtarët duken më të maturuar dhe duket se është një skuadër solide. Gjatë këtyre dy viteve ekipi ka pësuar disa risi me lojtar të rinj. Insinje, por edhe Kandreva apo dhe rikthimi i Rosit janë një shenjë e mirë për ekipin e Italisë. Mirëpo ai që nuk ka ndryshuar është Xhixhi Bufon. Portieri i Juventusit shkon drejt Botërorit të tij të pestë dhe duket se ka të gjithë elementët e duhur për të dhënë një gjykim të mirë mbi ekipin e tij. Sipas gardianit, Italia është një nivel më poshtë se Brazili, Spanja, Gjermania apo Argjentina, që konsiderohen si skuadrat favorite për triumfin në Kampionatin Botëror, edhe pse gjatë eliminatoreve të Botërorit, rrugëtimi i tyre nuk njeh humbje. Megjithatë, portieri legjendar i Juves dhe i Italisë nuk është shumë optimist për shanset në Brazil. “Kemi një skuadër të qëndrueshme dhe të maturuar. Fitojmë ndeshjet që duhet t’i fitojmë dhe në disa raste arrijmë edhe rezultate surprizë. Në të njëjtën kohë duhet të jemi të vetëdijshëm për potencialin e kundërshtarëve tanë. Jemi poshtë Brazilit, Spanjës, Gjermanisë e Argjentinës”. Por sa larg mund të shkojë Italia në Botëror? Në parashikimin e Bufonit, arritja deri në finalen e madhe duket e pamundur. “Në këtë Botëror duam të paraqitemi sa më mirë, pa pasur ndonjë pendesë. Për finalen nuk jam aspak i bindur se mund të arrijmë, por çerekfinalet do të ishin një arritje. E them këtë, sepse nëse takohemi sërish me Spanjën, nuk do të ishte turp largimi nga ky kompeticion”. Për Italinë, 4 herë kampione e botës, misioni në tokën braziliane fillon me përballjen e fuqishme me Anglinë në grupin D, ku ndodhet bashkë me Uruguain dhe Kosta Rikën.

 

Alba: Futbollistët e Barcelonës nuk janë respektuar

Mbrojtësi i katalanasve, Hordi Alba, beson se lojtarët e Barcelonës janë trajtuar me mungesë respekti sezonin e kaluar. Katalanasit janë kritikuar shumë për fundin e sezonit të kaluar ku u eliminuan nga Atletiko Madridi në La Liga dhe Ligën e Kampioneve, teksa u mposhtën nga Reali në Kupën e Mbretit. Alba beson se pavarësisht rezultateve ekipi i tij është dashur që të respektohej më shumë. “Unë kam parë mungesë të respektit ndaj lojtarëve. Kur bën gjëra gabim e kupton vetë. S’ka nevojë që t’ju tregojë dikush. Trajneri mund t’i rregullojë gjërat, por ne jemi ata që luajmë. Ndonjëherë nuk kemi pasur fat. Ndonjëherë kundërshtarët kanë qenë më të mirë. Ka qenë sezon i keq, por natyrisht sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe”, – ka deklaruar spanjolli.

 

Di Maria: Dështim nëse nuk fitojmë Botërorin

Galaktiku Angel di Maria ka thënë se gjithçka tjetër pos fitimit të Kupës së Botës do të konsiderohej dështim për Argjentinën. Hera e fundit kur Argjentina e ka fituar Kampionatin Botëror ka qenë në vitin 1986, ndërsa 26-vjeçari shpreson që kësaj radhe të triumfojnë në Brazil. “Nëse nuk e fitojmë Kampionatin Botëror, do të jetë një dështim. E gjithë bota do ta konsiderojë dështim, nëse ne nuk e fitojmë Kupën e Botës. Do të jenë shtatë ndeshje jashtëzakonisht të vështira. Duhet të japim maksimumin dhe gjithçka tjetër për të realizuar ëndrrën tonë. Ne jemi të gatshëm të japim gjithçka dhe të vdesim në fushë, me qëllim që të arrijmë në finale dhe të shpallemi kampionë”, – u shpreh mesfushori.

 

Ibrahimoviç: PSG-në e kanë inat, se është i frikshëm

Suedezi Ibrahimoviç, beson se rivalët evropianë po e shfrytëzojnë rregullin financiar të UEFA-s për ta penguar klubin e tij që të mos ngjitet në majë. Kampioni i Francës është dënuar me 60 milionë euro nga UEFA për shkelje të rregullave financiare, mirëpo suedezi shpreson që klubi i tij të mos marrë ndëshkime të tjera. “Puna ime është që t’i ndihmoj PSG-së të fitojë trofe, ndërsa gjërat tjera janë politikë. Klubet tjera të mëdha kanë frikë nga projekti i madh i PSG-së. Prandaj po e shfrytëzojnë rregullin financiar për të na penguar në atë që po bëjmë. Nuk dua të bëj armiq. PSG është shumë i rëndësishëm për UEFA-n. Vlera e Ligës së Kampionëve dhe të drejtat televizive varen edhe nga PSG. Shpresoj që UEFA ta ketë të qartë këtë, sepse PSG është fitimprurës për UEFA-n”, – u shpreh lojtari në konferencë për shtyp.

 

Ozil: Dua të bëhem legjendë te Gjermania

Ozil deklaroi se gjatë këtij Kampionatit Botëror synon që të bëhet legjendë e Gjermanisë. Ozil hyn në këtë garë pas një sezoni relativisht të mirë me Arsenalin dhe tani ai thotë se dëshiron të bëhet legjendë e gjallë e “pancerave” në këtë Kampionat. “Gjermania ka legjenda të shumta të futbollit. Ata fituan aq shumë tituj, ata përfaqësojnë epoka të shumta. Unë admiroj atë që ato gjenerata kanë arritur dhe unë e di se çfarë lojtari jam. Unë e shoh veten si ai lojtari organizator tradicional. Nuk do të ketë shumë prej tyre në Botëror. Dua të ndjek shembujt e mëdhenj të kombëtares gjermane dhe dua të bëhem legjendë. Dua ta fitoj Botërorin. Gjermania meriton që më në fund ta fitojë trofeun”, – ka thënë Ozil.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency