Arrestohen tre shqiptarë në Berlin, në një muaj, sulmuan 55 shtëpi (EMRAT)

0
126

Në vetëm 32 ditë, ata kanë hyrë në 55 shtëpi familjare në Brandenburg dhe Berlin ose të paktën kanë provuar të hyjnë.

Që të mërkurën, ata janë përpara gjykatës së rrethit të Postdam. Këta janë tre shqiptarë, pjesë e një bande me një shtrirje të gjerë në Evropë.

Gazeta gjermane BILD, shkruan se gjykata ka propozuar një marrëveshje për treshen penale. Pas kësaj, ata do të mund të përfitojnë një dënim më të butë, maksimumi prej katër vjet e gjashtë muaj.

Pas vëzhgimeve të gjerë dhe Diebeszug në Grünheide, policia e Berlinit arriti të identifikonte hajdutët serialë në dhjetor 2017 në banesën e tyre v ku edhe u arrestuar.

Në pranga përfunduan Flori K. (në akuzë më herë për tentativë vrasje) ndërsa Dorjan K. 30-vjeç dhe Leonsi K.29-vjeç i përkasin njërës prej grupit prej 87 grabitësve profesionistë që vepronte në Francë dhe kishte vendosur kontakte edhe në Berlin. Argjend M. 24-vjeç, një i dyshuar i katërt, është në arrati.

Për të shkurtuar gjykimin kundër tyre, gjykatësi Bodo Wermelskirchen u bëri atyre të ashtuquajturën “ofertë reciproke”.

Parakusht është që të tre të pandehurit të rrëfejnë shtatë akte të kryera dhe të publikojnë mallrat e grabitur. Më pas do të ulet burgimi për ta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here