Mbledhja e opozitës për reformën zgjedhore, reagon Dashamir Shehi: Ja ku do të fokusohemi…

0
100

Opozita është mbledhur ditën e djeshme sa i takon reformës zgjedhore dhe ka njoftuar se do të dalë me propozime konkrete mbi këtë të fundit. Një nga aleatët kryesorë të Partisë Demokratike, ka zbardhur dje një pjesë të platformës së opozitës sa i përket zgjedhores.

Ishte kreu i PD Lulzim Basha, ai që deklaroi se shumë shpejt do të bëhet publike platforma e opozitës për reformën zgjedhore, ndërkohë që dje kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar Dashamir Shehi, ka zbuluar se platforma është përqendruar vetëm të administrimi i sistemit zgjedhor dhe jo tek ndryshimi i sistemit. Shehi theksoi se opozita është përqendruar për të shmangur vjedhjen e votës dhe administrimin e zgjedhjeve.

I pranishëm gjatë një diskutimi tek Akademia e Shkencave, Dashamir Shehi deklaroi se nëse do të ketë një shans për të bërë zgjedhjet në pranverë, nuk është e nevojshme ndryshimi i sistemit, por në një plan më afatgjatë po. “Ndryshimi në disa elementë të administrimit zgjedhor. Kodi zgjedhor, pjesë e sistemit që prodhon politikë dhe administrimit që prodhon votën, u jep të drejta qytetarëve, por që nuk ka një efekt në politikën reale. Me këtë pjesë të sistemit, nuk ka hyrë fare në temë. Jemi marrë vetëm se si do administrohen zgjedhjet e reja, si qytetarit të mos i vidhet vota, me pak fjalë burokracia zgjedhore ose administrimi. 18 muaj kohë e mjaftueshme për të hyrë lojtarë të rinj në fushë, nëse zgjedhjet bëhen në 2021 të ndryshohet sistemi. Ky sistem krijon një lloj fuqie centrifuge nga shteti shqiptar. Nëse bëhen zgjedhjet në pranverë do kapërdihet çdo lloj sistemi”, deklaroi Shehi.

Rikujtojmë se ditën e djeshme kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi aleatët e tij në një mbledhje të posaçme sa i takon reformës zgjedhore. Sakaq është bërë me dije se ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, do të mbledhë në selinë blu aleatët, ku në fokus do jetë përsëri reforma zgjedhore, por edhe aksioni opozitar. Kujtojmë se tri grupet janë, grupi i oponencës të përbërë nga Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata dhe Ilirjan Muho. Grupi i ndryshimeve ligjore dhe listimi i rekomandimeve të OSBE-së, çështje e votimit, identifikimi biometrik dhe elektronik dhe financimi, ku bën pjesë Ivi Kaso, Dhurata Çupi dhe Eriol Brahimllari. Ndërsa grupi i tretë është grupi i vullnetit politik, ku bën pjesë Oerd Bylykbashi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here