Polemika për “El Clasico”-n/ Ksavi: Deklaratat e Ronaldos, të pavërteta, mbizotëruam në lojë

0
126

Kapiteni i Barcelonës ka reaguar ndaj kritikave të Ronaldos që lëshoi pas ndeshjes

 

Sipas katalanasit, skuadra e tij ka qenë superiore ndaj skuadrës së Ançelotit që, edhe pse në “Santiago Bernabeu”, nuk arriti të merrte një trepikësh

 

L-Messi-Barcelona-Real-Madrid-lionel-andres-messi-17349875-594-420Gjithmonë kur ka “El Clasico” ka edhe polemika. Kjo, pasi gjithmonë gabime të vogla vendosin ndeshjen, mirëpo ndeshja e së dielës ishte edhe më speciale, pasi u akorduan plot tri penallti. Një numër jo shumë normal kur flitet për një klasike. Të parën e shënoi Ronaldo. Ndërsa dy të tjerat i shënoi Mesi që shënoi edhe tripletë. Penalltia e Nejmarit dhe nxjerrja me të kuq e Serxho Ramosit ishte dhe momenti që ndërlikoi më shumë sfidën. Një 11-metërsh paksa i dyshimtë që nuk tregoi qartë veprimin e mbrojtësit madrilen. Pas kësaj u dha dhe penalltia ndaj Iniestës që nuk kishte vend për dyshime. Pas ndeshjes portugezi edhe pak i inatosur nga sfida u shpreh se arbitrimi nuk ishte i drejtë dhe ishte i qëllimshëm për të mos i lënë hapësirën e duhur Realit për triumf. Mirëpo për këtë ka reaguar mesfushori katalanas, i cili theksoi se penalltitë nuk ishin të padrejta dhe se fitorja i takonte Barcelonës pasi ishte më superiore në aspektin lojës. Ksavi ka reaguar ndaj kritikave që Kristiano Ronaldo ia bëri arbitrit pas ndeshjes ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës që përfundoi me rezultat 3-4. Gjyqtari i ndeshjes akordoi një penalti për vendasit dhe dy për mysafirët, ndërkohë që e përjashtoi Serxho Ramosin me karton të kuq gjatë kësaj kohe, nikoqirët ishin në epërsi. Portugezi pas ndeshjes tha se skuadra e tij luajti kundër “12 lojtarëve”, duke e fajësuar arbitrin për humbjen e Realit. “Kristiano e ka gabim dhe kritikat e tij janë të ashpra. Sipas meje, nga ajo që pashë në fushë, të gjitha ishin penalti, madje edhe ndërhyrja e Dani Alvesh me Kristianon”, – ka deklaruar mesfushori spanjoll. “Ne nuk duhet të flasim për gjyqtarin. Barcelona ishte superiore ndaj Real Madridit dhe ne duhet të fokusohemi në këtë”. “Ne ishim shumë komfort me top. Ne bëmë mjaftueshëm për të merituar fitoren dhe besoj se ishte një ndeshje spektakolare. Ne jemi shumë të kënaqur dhe të lumtur, morali jonë është shumë i lartë. Ne jemi një pikë larg Real Madridit dhe Atletiko Madridit – do të jetë mrekulli të luftojmë për titull. Për më tepër, ne kemi një diferencë golash në favorin tonë. ishte një goditje autoritative”, – ka thënë Ksavi pas fitores

 

 

Ronaldo: Realin nuk e duan

Kristiano Ronaldo deklaroi pas ndeshjes që Reali humbi ndaj Barcelonës se gjykimi i Undiano Malenkos ishte shumë i dobët dhe se mund të ketë interesa të tjera pas vendimeve të marra prej tij. “Mbase nuk duan që të fitojmë titullin. I kuptoj vendimet e arbitrit pasi kam 5 vite në Spanjë dhe e di që jo gjithmonë vlen loja në fushë, por duhet të luash edhe jashtë fushe”, – tha sulmuesi portugez. “Që kur jam lojtar i Realit, asnjëherë nuk jemi favorizuar. Çdo vit është e njëjta gjë”, – shtoi Kristiano. Fituesi i Topit të Artë vazhdoi me kritikat ndaj arbitrit: “Bëri shumë gabime. Në një ndeshje si kjo duhet një gjyqtar me nivel të lartë. Ai ishte zbardhur në fytyrë, ishte shumë nervoz dhe për këtë arsye nuk mund të merrte vendimet e duhura. Ky arbitër nuk kishte aftësitë për një ndeshje të tillë”.

 

 

Alvesh: Ndërhyrja ndaj Ronaldo nuk ishte penallti

Mbrojtësi brazilian i Barcelonës, Dani Alvesh, thotë se ai ndërhyrja e tij në Kristiano Ronaldon ishte jashtë zonës së penaltisë dhe se gjyqtari gaboi që akordoi penalti për Real Madridin. Undiano Malenko akordoi penalti në dëm të Barcelonës, edhe pse xhirimet treguan se ndërhyrja ishte jashtë kuadratit të penaltisë, një gabim që lejoi Realin të kalojë në avantazh 3-2. “Unë e preka Ronaldon për të qenë penalti, por menjëherë kuptova se isha jashtë zonës. Megjithatë, ishte një vendim i vështirë për gjyqtarin. Ai duhej ta ndërronte mendjen brenda sekonde. Në fund, e gjithë çfarë ka rëndësi është se ne i mblodhëm të tre pikët”, – ka thënë Alvesh për “ESPN Brasil”. Pas fitores në “Bernabeu”, Barcelona gjendet vetëm një pikë prapa Real Madridit

 

 

 

 

Rizvani: Teuta, drejt sukseseve të rradhës

Fitorja e arritur ndaj Besës në “Niko Dovana” pas 4 barazimeve radhazi ka rritur optimizmin në kampin e Teutës, që në javët e fundit ka humbur shumë terren në klasifikimin e përgjithshëm. Sipas kapitenit të “Djemve të detit”, Bledian Rizvani, ishte një trepikësh që vlen më shumë për moralin e skuadrës. Kjo në vigjilje të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit në “Zeqir Ymeri”. Portieri durrsak kërkon të shmangë humbjen në transfertën e Kupës me Kukësin, por siguron gjithashtu se Teuta mbetet në garë për një vend në Europa League edhe në kampionat. Pas sfidës së “Zeqir Ymerit” në fundjavë Teuta do të presë Kastriotin në kuadër të javës së 26-të të Kategorisë Superiore.

 

 

Dushku: Partizani, të sigurtë pozicionin e dytë

Derbi me Tiranën tregoi edhe një herë se cili është Partizani i vërtetë. Kështu shprehet sulmuesi i të kuqve, Rigers Dushku për supersfidën e “Qemal Stafës”, që për formacionin e Marcio Sampaios. Kjo për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet kishte shijen e fitores. Rikthimi i besimit të tifozerisë sipas 22-vjeçarit, kishte shumë rëndësi në këtë fazë të kampionatit. Laçi, Partizani dhe Kukësi, tri skuadra me 40 pikë, plus Teuta që vjen më pas luftojnë për vendin e tretë dhe të katërt, por në këtë garë Dushku sheh si rivalë të fortë vetëm nënkampionët e Shqipërisë. Në javën e 26-të Partizani do të luajë në transfertë me Flamurtarin, një kundërshtar që ka nevojë emergjente për pikë.

 

 

Guardiola: Bundesliga, titulli më i rëndësishëm për Bajernin

Triumfi përballë Hertës së Berlinit do të ishte më se i mjaftueshëm që Bajerni i Mynihut të kurorëzohet kampion i këtij sezoni, kur mbeten edhe 7 ndeshje të tjera për t’u luajtur deri në fund të kampionatit. Edhe vetë Pep Guardiola, në sezonin debutues me kampionët në fuqi të Gjermanisë, ka mbetur i surprizuar me potencialin e skuadrës që drejton. “Jam i habitur me arritjet e lojtarëve të mi. 18 fitore radhazi është një rekord mbresëlënës. Sa më shpejt ta fitonim titullin, aq më mirë do të ishte, por nuk duhet të harrojmë se do të luajmë përballë një kundërshtari të vështirë. Do të ishte një festë e madhe nëse mbyllim hesapet në kampionat që në javën e 27-të. Për mua trofeu i Bundesligës është më i rëndësishmi sepse duhet të tregosh formën më të mirë javë pas jave”. Tiago Alkantara është i vetmi në dyshim nga radhët e bavarezëve, ndërkohë që trajneri spanjoll nuk e përjashtoi mundësinë e rotacionit për sfidën në kryeqytetin gjerman “Thiago do t’i nënshtrohet disa testeve të tjera, megjithatë të gjithë lojtarët e tjerë janë në formë. Në këto kushte, kemi mundësinë të aplikojmë sa rotacione të duam”.

 

 

Samer: Shaqiri, shumë i rëndësishëm për Bajernin

Matias Samer, ka folur rreth se ardhmes së mesfushorit shqiptar, Xherdan Shaqirit. Lojtari me origjinë kosovare lidhur ditët e fundit me largimin e tij në fund të sezonit nga “bavarezët”. Mirëpo, Samer hedh poshtë mundësinë e shitjes së 22-vjeçarit. Sipas Samer, ish ylli i Bazelit, është një rëndësishëm për të ardhmen e gjiganti gjerman. Ai thotë se Bajerni kurrë nuk e ka menduar shitjen e Shaqirit. Është një lojtar dobishëm në shumë pozicione. Ky është një lojtar i rëndësishëm për të ardhmen tonë. Ne kurrë nuk e kem menduar shitjen e tij, ka thënë Samer, transmeton “Kicker”. Mesfushori vëzhgohet nga Mançester Junajtid, Liverpuli, Interi, Napoli e Fiorentina.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency