“Edi Rama dorëhiqu, ndryshe do lësh jo vetëm dhëmbët, por edhe b….”

0
426
Kryeministri Edi Rama, gjate nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji per Arsimin e Larte. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama, during a parliamentary session.

E drejtë apo e padrejtë kërkesa e opozitës për qeveri teknike tashmë është shtruar për zgjidhje. Ajo bëhet në emër të zgjedhjeve të lira e të ndershme. Jo se i ka bërë vetë të lira dhe të ndershme PD-ja, kur ishte në pushtet, por nuk mund të shikojmë pas, porse përpara. Që do të thotë 18 qershori po vjen si datë e dekretuar zgjedhjesh parlamentare dhe ditët po ikin me sherrin “ka apo nuk ka zgjedhje”. Si rregull qeveria është përgjegjse për organizimin e zgjedhjeve, pavarësisht se ka një KQZ mbi palët. Në fund fatura mbetet te qeveria. Më saktë në rastin konkret te Edi Rama. Nëse arrin të bind palët dhe sidomos veten se duhet hapur udhë duke humbur pushtet për të mbajtur shtetin, ai do të hyjë në histori për mirë. Në të kundërt mbetet të kujtohet për keq, si Berisha në vitin 1996 që bëri zgjedhje pa opozitën, dhe dihet se si përfundoi nga muaji në muaji deri në destabilitet.

Edi Rama ka plot të drejtë të thotë se kam qeveri të ligjshme dhe duhet të shkojë si kryeministër në zgjedhje, ka gjithë të drejtën e Zotit të zbatoj dekretin e presidentit të Republikës për datën 18 qershor. Por nuk ka një të drejtë tjetër, e cila në kushtet e Shqipërisë përkthehet destabilitet, pra duhet të ulet në bisedime me opozitën, sinqerisht, për të gjetur një zgjidhje. Qoftë edhe duke sakrifikuar pushtet. Nëse bindet ose dikush me mend në kokë në PS apo shoqërinë e tij e bindë se fiton me shumë kredibilitet në këtë mënyrë duke dhënë dorëheqjen dhe bashkërisht krijohet një qeveri teknike. Natyrisht ministrat që dekretoi nuk ia prek njeri edhe për kaq muaj.

Nëse e bën këtë në emër të stabilitetit, qetësisë publike dhe integrimit të vendit, Edi Rama rrezikon të marrë vetëm 71 mandate deputetësh. Popo, vetëm si PS. Por sa me shumë ditët ikin dhe shkohet drejt sherrit dhe mosfutjes së opozitës në zgjedhje si dhe nuk do të lejohet po nga opozita të bëhen zgjedhjet, atëhere do të ikë si kryeministër, por me turp dhe jo me këtë kredibilitet që ka sot në publik.

Kjo varet vetëm nga Edi Rama. Ai ka nevojë të ulet diku te Sofra e Ariut, pa askënd, të pijë kafen dhe të bëjë llogaritë, larg interesave të atyre që e nxisin që “trego dhëmbët!”. Në politikë ka plot politikanë që kanë lënë jo vetëm dhëmbët, por edhe b….!

Ndaj me mendje të qetë e me këmbë të lehta zoti Kryeministër! /spjv.it

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here