Një ditë para referendumit, tensione në Krime

0
151

Nga perllogaritjet e zyrtareve ukrainas, në total jane 10 baza ushtarake te dorezuara apo te marra forcerisht nen kontroll javen e kaluar nga 16.000 trupa ruse

 

shqip-euml-ria-d-euml-rgon-dy-v-euml-zhgues-n-euml-krime_hdSot pritet të mbahet referendumi në Krime për shkëputjen apo jo nga Ukraina, ndërkohë që tensionet janë të larta. Ushtarët me uniformat e gjelbra të pashenjuara ruajnë pozicionet para bazave ushtarake; qytetarët pre e frikës, presin zgjidhjen e konfliktit.

Hapur nuk e pranon askush, as Vladimir Putin qe trupat i perkasin Rusise, por targat e makinave te tyre ushtarake tregojne te kunderten. Disa, me te guximshem ndoshta, dicka lene te kuptohet. Ne portin e Kerchit, ku jane stacionuar gati 100 ushtare, nje nga komandantet e tyre rrefeu per CNN se ai dhe njerezit e tij jane nga “te flotes ruse ne Detin e Zi”.

Ne qytetin port te Sevastopolit, ku ajo ka bazen e saj, nje grua e shoqeruar nga e bija u perpoq me kot t`i çonte ushqim bashkeshortit te mbyllur ne seline e marines ukranaise. Perkrahesit e Moskes e rrethuan me shpejtesi duke e quajtur “provokatore” e duke e akuzuar se kishte marre para per te sjelle telashe.

Perpara pushtimit, njesite ushtarake ruse dhe ukrainase ndervepronin ngushtesisht me njera-tjetren, por edhe pse disa prej ushtareve mund te njihen shume mire, ata qe mesyne bazat, tani duket se mbajne  distance. Nga perllogaritjet e zyrtareve ukrainas, ne total jane 10 baza ushtarake te dorezuara apo te marra forcerisht nen kontroll javen e kaluar nga 16.000 trupa ruse. ose dorezohesh, ose do kercenohesh me arme nga ai qe deri dje ishte miku yt, thote rreshter Yuli Mamchur per CNN. Ruset qendrojne perpara teje me mitraloze, kurse ti je i paarmatosur.

Konfrontimet deri me sot jane zgjidhur paqesisht, por ato deshmojne sesa e tensionuar eshte situata ne gadishull e sa shpejt mund te rreshqase ne dhune. Te zene ne mes jane dhjetera familjare te ushtareve ukrainas, por edhe banore te tjere te cilet nuk pajtohen me pretendimet e shumices se “trupat ruse gjenden ne rajon per t`i shpetuar nga fashistet”.

Te rinjte tek te tridhjetat jane me pak mbeshtetes ndaj Moskes dhe tensionet ne gadishull i kane zhytur ne pesimizem. “Ketu asgje nuk eshte e sigurte, – thote nje prej tyre, Alex Shiroki. – Njerezit jetojne me frike. Une vete nuk e planifikoj dot jeten time. Nuk mund ta them me siguri se cfare do te me ndodhe neser”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency