Kontrata e përkohshme/ Si ndahen vendet e lira në institucione

0
126

 Rritet edhe numri i punonjësve në Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Mjedisit

 

administrateQeveria shton numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme. Në vendimin e publikuar ditën e djeshme nga 544 punonjës që ishin caktuar pak javë më parë numri total është rritur në 610, pra janë shtuar 66 punonjës. “Numri i punonjësve me kontratë të përkohshme në njësitë e qeverisjes qendrore, për vitin 2014, bëhet 610 veta. Shtesa prej 69 punonjësish është e detajuar sipas lidhjes së mëposhtme dhe është pjesë përbërëse e tij. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi përballohen nga shpenzimet korrente të miratuara në buxhetin përkatës të institucioneve për vitin 2014. Ngarkohen ministritë dhe institucionet buxhetore, të depozitojnë pranë Ministrisë së Financave detajimin e numrit të punonjësve brenda kritereve të vendimit nr. 1703, datë 24.12.2008 të Këshillit të Ministrave “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”, – thuhet në vendimin e qeverisë.

 

Punonjësit në ministri

Po dje qeveria ka publikuar dhe vendimin i cili shton numrin e punonjësve në tri ministri. Kështu numri i punonjësve të Ministrisë së Drejtësisë bëhet, gjithsej, 4 345 veta. Shtesa prej 8 vetash i kalon Avokaturës së Shtetit dhe numri i përgjithshëm i punonjësve të saj bëhet, gjithsej, 63 veta. Numri i punonjësve të Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave bëhet, gjithsej, 2 168 veta. Shtesa prej 26 vetash i kalon Drejtorisë së Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës. Numri i punonjësve të Ministrisë së Mjedisit pakësohet me 34 veta dhe numri i përgjithshëm bëhet, gjithsej, 1 267 veta.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency