Thashethemet na mbajnë gjallë

0
153

Ndihen keq se bëni thashetheme? Mos u shqetësoni, është normale, pasi kjo gjë na diferencon ne nga kafshët.

Ekspertët tregojnë se thashethemet na bëjnë njerëzor dhe na ndihmojnë që të jetojmë më gjatë.

Thashethemet dallojnë specien tonë nga speciet tjera të gjalla, ndërsa ato na ndihmojnë që të marrim sa më shumë informacion dhe se kujt duhet t’i besojmë.

Profesori i psikologjisë në Universitetin e Oksfordit, Robin Dunbar, mendon se thashethemet janë gjëja më e rëndësishme për njeriun, madje është edhe arsyeja kryesore që na mban gjallë.

“Thashethemet janë thjesht biseda me njerëz, të cilët i mbajmë të informuar me atë që ndodh. Thashethemet na bëjnë njerëzor. Ato nuk janë parë në këndvështrimin negativ deri në shekullin 18. Kanë një impakt të madh te njeriu, sidomos kur bëhet fjalë për lumturinë dhe mbarëvajtjen”, është shprehur profesori Dunbar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here