INSTAT: Rritet numri i të papunëve në vend

0
102

Ervin Kaduku

 

Shkalla e papunësisë për popullsinë në moshë pune 15-64 vjeç është 17%

 

 

te papuneGjatë tremujorit të katërt 2013 sipas vlerësimeve të marra nga Anketa Tremujore e Forcave të Punës (ATFP) numri i të punësuarve 15-64 vjeç në Shqipëri ishte 922.840 persona, njoftoi INSTAT. Numri i personave të papunë 15-64 vjeç sipas ATFP-së vlerësohet të jetë 189.230 persona. Shkalla e papunësisë për popullsinë në moshë pune 15-64 vjeç ishte 17%.

Sipas INSTAT, gjatë tremujorit të katërt 2013 në Shqipëri:

 

• 58,4% e popullsisë në moshë pune ishte aktive në tregun e punës, pra e punësuar ose në kërkim aktiv të një pune

 

• 48,5% e popullsisë në moshë pune ishte e zënë në punë

 

• 28% e të rinjve ekonomikisht aktivë të moshës 15-29 vjeç ishin të papunë

 

• 17,9% e popullsisë ekonomikisht jo-aktive e moshës 15-64 vjeç ishin të papunë të dekurajuar

 

Krahasuar me tremujorin e tretë të po të njëjtit vit shkalla e papunësisë u rrit me 0,1 pikë përqindje.

 

Punësimi

 

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës në tremujorin e katërt 2013, ishte 58,4%, duke shënuar një ulje prej 0,3 pikë përqindje kundrejt tremujorit të tretë të të njëjtit vit.

Ky tregues ishte 47,6% për femrat dhe 70,3% për meshkujt. Krahasuar me tremujorin e tretë 2013, pjesëmarrja e femrave në tregun e punës është ulur me 1,3 pikë përqindje, ndërsa pjesëmarrja e meshkujve është rritur me rreth 1,0 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të katërt 2013 shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç ishte 38,9% ndërsa për popullsinë 30-64 vjeç ky tregues ishte 69,4%.

Për popullsinë në moshë pune (15-64 vjeç) vihet re një rënie në shkallën e punësimit nga 48,8% në tremujorin e tretë në 48,5% në tremujorin e katërt 2013. Për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç gjatë tremujorit të katërt 2013 shkalla e punësimit ishte 28% ndërsa për popullsinë 30-64 vjeç ky tregues ishte 60%. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm pati një rritje prej 0,6 pikë përqindje në shkallën e punësimit të të rinjve.

Krahasuar me tremujorin e mëparshëm punësimi në tremujorin e katërt të vitit 2013 pati një rënie të lehtë prej 0,6%. Kontributin më të madh në rënien e punësimit e zë sektori i ndërtimit ku punësimi ka pasur një trend në rënie përgjatë gjithë vitit 2013. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm punësimi në sektorin e ndërtimit u ul me 6%. Tkurrja e punësimit në sektorin e ndërtimit në terma vjetorë vlerësohet të jetë 25%.

Në tremujorin e katërt 2013, punësimi në industrinë përpunuese u rrit me 1% krahasuar me tremujorin e tretë dhe zinte 8% të punësimit total.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency