Këshilla praktike për të kursyer më pak energji

0
2081

Ndër shpenzimet që peshojnë më shumë në familjet tona është edhe ajo e energjisë elektrike. Të konsumojmë më pak, në fakt, është zgjedhja me praktike e ditëve tona. Neptun sjell tek ju disa këshilla praktike për të konsumuar më pak energji elektrike. Për arsye ekonomike dhe ambjentale, të gjithë duhet të adoptojmë sjellje të nevojshme për të përdorur në mënyrë efikase energjinë elektrike dhe në përgjithësi burimet natyrore.

Në fakt është e mundur të ulim konsumin e energjisë elektrike fal disa përkujdesjeve të vogëla të përditëshme, duke mësuar të përdorim me më shumë efikasitet impiantet e ngrohjes, ndriçimin dhe elektroshtëpiaket në përgjithësi.

Ne ju zugjerojmë disa këshilla praktike për të ulur konsumin e energjisë elektrike në shtëpitë dhe zyrat tuaja.

Të kursejmë mbi ngrohjen

Një nga shpenzimet më të mësha të një familje është ajo e ngrohjes së shtëpisë gjatë peridhës dimërore. Mund të arrini të kurseni dei në 40% kë :

  • Të ruhet temperatura e shtëpisë ndermjet 18° dhe 19°C dhe jo më tepër
  • Kur shtëpia është bosh ose gjatë natës, të ulim temperaturën ose të mbajmë fikur ngrohjen
  • Shmangim mundësinë e ftohjes së ambjenteve duke mbajtur të mbyllura mirë dritaret dhe/ose dyert
  • Të mbyllni gjithnjë natën grilat.
  • Mos mbuloni asnjëherë kaloriferët ose ngrohësit në përgjithësi me perde ose duke tharë rrobe.
  • Mos ngrohni ambjentet që nuk përdorni.
  • Për të ruajtur cilësinë dhe efikasitetin e mjeteve ngrohëse kryeni herë pas here kontrolle teknike të tyre.

Përdorni produkte me klas energjie efikase

Përdorni mirë elektroshtëpiaket

Këtu mund të bëni diferencën më të madhe në kursimin e energjisë elektrike. Të shohim çfarë mund të bëhet për të përdorur më mirë elektroshtëpiaket.

Frigorifer dhe ngrirës

  • Vendosni frigoriferin më zonën më të ajrosur të kuzhinës, duke lënë një distancë prej 10-20 centrimetrash nga muri
  • Shmangni hapjet e shpeshta ose të lini hapur duert e frigoriferit
  • Shkrini në mënyrë të rregullt ngrirjen dhe zëvëndësoni guarnicionet e dyereve kur nisin të dëmtohen
  • Mos vendosni asnjëherë ushqime të ngrohta në frigorifer
  • Mos e mbushni asnjëherë tejmase, lini pak hapësire për qarkullim ajri
  • Ruani në frigorifer vetëm ushqime që kanë nevojë për temperatura të ulta. Ambalazhimet Tetra Pack si përshembull qumështi kur janë të mbyllur mund tëruhen në dollapin e ushqimeve
  • Mbani tempteraturën e frigoriferit ndrmjet 1° dhe 4°C ndërsa ngrirësin në -18°C. Për çdo grad nën to rritet kosnumi i energjisë elektrike me 5%

Lavatriçe

  • Përdorni programe të shpejta dhe me temperatura të ulta (edhe me ujë të ftohtë) për rrobet jo të pista
  • Shmangni para-larjet
  • Pastroni rregullisht filtrin
  • Ditët me diell shmangni përdorimin e programit të tharjes ose çentrifugën duke lën të thahen rrobat në diell.

Lavastovilje

  • Përdorni gjithnjë me ngarkim të plot lavastoviljen
  • Shmangni programin e tharjes. Mjafton të hapni derën e lavastoviljes dhe të prisni që enët të thahen vetë
  • Shmangni programin e larjes intensive, përdoreni vetëm në raste me të vërtetë të nevojshme

Furra elektrike

  • Fikni furrën disa minuta para përfundimit të pjekjes, duke përfituar nga nxehtësia e mbetur për të përfunduar pjekjen e ushqimit
  • Mos hapni derën e furrës gjatë përdorimit të tij
  • Mos përdorni para-ngrohjen ose funksionin grill kur nuk eshte e nevojshme
  • Mbajeni furrën të pastër

Televizori dhe aparaturat elektronike

  • Fikni aparaturat në mënyrë komplete dhe jo ti lini në stand-by sepse vazhdojnë të konsumojnë energji elektrike
  • Vendosni kompjuterin në regjim kursim energjie
  • Fikni monitorin kur pushimi është i gjatë (edhe vetëm gjysëm ore)
  • Ndizni printerin, skanerin ose aparaturat të tjera me përdorim të ralle vetëm kur ju nevojiten dhe pastaj ti mbani fikur.

Kondicioneri

  • Mbani temperaturën jo më shumë se 6°-7°C diferencë me atë të jashme
  • Mbyllni mirë të gjitha dyert, dritaret dhe grilat gjatë ditës
  • Mbani filtrat e pasër
  • Kryeni kontrolle teknike sipas kushteve të përdorimit dhe nga ekspert të specializuar
  • Preferoni modelet inverter në vënd të teknologjive standard

Kurseni me ndriçimin

  • Shuani dritat kur nuk janë të nevojshme
  • Të preferoni abazhurë me më pak llampa
  • Përdorni llampa Led me konsum të ulët
  • Shpërndani në mënyrë strategjike llampat në pozicionet më të duhura, duke preferuar dritën e diellit kur është e mundur
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here