Shkodra është djepi, ku bashkë me atdhedashurinë, artin dhe kulturën u përkund edhe sporti shqiptar

0
265
Nga Ilir META
Shkodra është djepi, ku bashkë me atdhedashurinë, artin dhe kulturën u përkund edhe sporti shqiptar. Aty lindi edhe shoqëria e parë sportive, “Vllaznia” e madhe, nderi dhe krenaria, jo vetëm e qytetit.
Nuk është rastësi që fanella Kuq e Blu dhe ky klub shumësportësh, nderohet nga të gjithë, sespe ka qenë përherë shkollë e madhe e talenteve të jashtëzakonshëm, por edhe me tifozerinë më të zjarrtë dhe më të kulturuar, që gjithmonë ka duartrokitur kundërshtarin kur luan më mirë.
Ndaj sot kisha kënaqësinë, që pikërisht në qytetin ku edhe u shënua goli i parë shqiptar të vlerësoja disa nga futbollistët dhe trajnerët e rezultateve të larta të “Vllaznisë” dhe Ekipit Kombëtar, Ismet Hoxha, Ferid Borshi, Fatmir Axhani, Millan Vaso, Selami Dani dhe Artan Bushati.
Gjithashtu pata nderin të çmoja kontributet dhe sukeset e disa prej personaliteteve të atletikës si të paharruarin, Feti Dizdari, kampionen dhe basketbollisten, Artenca Tufi, volejbollistët legjendë Viktor Jubani e Millojka Vaso, si edhe peshëngritësin e talentuar Nikolin Qersaqi.
Shembujt frymëzues të suksesit të këtyre yjeve të sportit shkodran dhe atij kombëtar do të mbeten gjithmonë një udhërrëfyes për të rinjtë dhe fëmijët drejt majave më të larta dhe arritjeve të shkëlqyera.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here