Si të pastrojmë lavapjatin e kuzhinës

0
1376

Lavapjati i kuzhinës duhet te jete një prej vendeve me te pastra te shtëpisë. Por për fat te keq kjo nuk është gjithnjë kështu. Ai ne shume raste është plot me baktere dhe mikrobe qe mund te na dëmtojnë.

Fale lavapjatit, amvisat e shtëpisë ruajnë pastërtinë dhe higjienën e frutave, zarzavateve, mishit, peshkut, por edhe te pjatave dhe përgjithësisht enëve te kuzhinës, te cilat përdoren për qëllime ushqimi. Pra kuptohet se sa e rëndësishme është ruajtja e pastërtisë dhe higjienës, dhe për këtë qellim po ju këshillojmë disa rregulla te thjeshta për ruajtjen e saj.

1. Gjeja e pare qe duhet te bëni është spërkatja e tij me sode buke. Pas kësaj me një sfungjer te lagur paraprakisht, fërkojeni atë fort. Me pas shpëlajeni me ujë te rrjedhshëm dhe uthull, e cila nga ana e saj shërben për te larguar te gjitha njollat qe zakonisht le ne inox uji i forte. Me ane te një limoni, madje edhe vetëm me lëkurat e qëruara te tij, fërkojeni atë nga brenda, dhe aroma e limonit do te lere aty një ere te mire por edhe do t’i japë shkëlqimin e pare. Ne fund, me ane te një letre kuzhine te cilën e keni njomur paraprakisht me pak vaj ulliri, jepini edhe një fërkim tjetër dhe lavapjati do te jete përsëri i ri.
2. Për te hequr gërvishtjet nga sipërfaqja e lavapjatit prej inoxi, këshillohet përdorimi i vajit te ullirit, por mund te përdoren edhe detergjente te posaçëm për largimin e yndyrave dhe kalkareve, apo njollave te ndryshme. Zakonisht, kalkaret formohen edhe mbi rubinetet, dhe për largimin e tyre mund te përdoret larja me një cope letër te njomur paraprakisht me uthull te bardhe te distiluar. E lini te mbështjellë rubinetin me këtë letër dhe me pas fshijeni atë me një cope letër te thate.
3. Për te hequr njomat e ndryshkut, përzieni lëngun e limonit me kripë te trashë dhe me te fërkoni zonën e interesuar.
4. Sa i takon shkëlqimit te lavapjateve prej porcelani, mund te përdoret larja me kandexhina. E hidhni atë ne lavapjat dhe lërini ashtu për 30 minuta. Me pas e shpëlani me ujë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here