Thursday, June 6, 2024
Home Shëndet & estetikë Ushqimi dhe aknet, a është vetëm faji i çokollatës?

Ushqimi dhe aknet, a është vetëm faji i çokollatës?

0
1136
+

puccc
Qumështi, ushqimet e ‘këqija’ me yndyrë e sheqernat e shumtë…Këto janë disa nga armiqtë e lëkurës së adoleshentëve por jo vetëm. Kërkimet e fundit kanë gjetur lidhjet mes ushqyerjes dhe puçrave, sado që, shkaqet e para ngelen ato gjenetike e hormonale.  
E kemi dëgjuar të gjithë, të paktën një herë se, çokollata, përveçse kontribuon në shtimin në peshë, ka efekte jo të mira edhe në lëkurë. Por, nuk është i gjithi faji I saj. Aknet janë problemi më i madh i adoleshentëve por jo vetëm atyre. 80% e vajzave nën moshën 25 vjeç,  mund të jenë edhe më të rritura, kanë akne. Në fakt, ngelet ende i hapur diskutimi mbi lidhjen e akneve me ushqyerjen por kërkimet e deritanishme kanë treguar se po, ushqyerja e keqe ndikon në përkeqësimin e problemit. Studiuesit, nuk e mohojnë që problemi është I natyrës genetike e hormonale por i mëshojnë fortë edhe mënyrës së ushqyerjes. Universiteti La Sapienza në Romë, ka botuar një studim për të treguar se një dietë e gabuar ndikon menjëherë në lëkurë. Po të njëjtit studiues kanë nxjerrë si konkluzion se qumshti dhe nënproduktet e tij, stimulojnë shtimin e puçrave. Pra, nuk është më vetëm çokollata ajo prej së cilës duhet të ruhemi. E njëjta peshë ‘faji’ bie mbi qumshtin dhe kur i referohemi këtij produkti e kemi fjalën edhe për panën, beshamelën, kremin e pastiçerisë, akulloret dheeee… djathërat! Po kaq e rëndësishme është edhe eleminimi I yndyrës së tepërt nga dieta e përditshme. Ushqimet e rrugës, ato që fëmijët konsumojnë pa kontroll nëpër shkolla ku kanë filluar u çojnë sanduiçët e hamburgerët nga kangjëllat e oborreve, janë gjithaq për t’u shmangur dhe në këtë rast, jo sepse shkaktojnë problem vetëm në lëkurë por në të gjithë organizmin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here