Drashkoviq: Millosheviqi urdhëroi vrasjen e fëmijëve serbë në Pejë

0
154

vuk-drashkoviq1373696440Kryetari i Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje, Vuk Drashkoviq, thotë se vrasjet në kafeterinë “Panda” në Pejë, në vitin 1998, u bënë me urdhër të Sllobodan Millosheviqit, ndërsa thekson se sigurimi shtetëror serb, në krye me Radomir Markoviqin dhe përmes Milorash Ulemek-Legija, kanë kryer vrasjen e tyre.

“Krimi serik kundër serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës të cilët e kanë përkrahur Serbinë dhe kanë gjykuar publikisht UÇK-në, në fillim të nëntorit të 1998, është urdhëruar nga Millosheviqi. Ishte dhënë vendim që të bëhen disa sulme terroriste të cila do t’i kryente skuadra e “Legijas”, në mënyrë që në sytë e bashkësisë ndërkombëtare UÇK të paraqitet si organizatë terroriste dhe në të njëjtën kohë për të ulur reputacionin e shqiptarëve në Kosovë”, ka thënë Drashkoviq për “Kurir”, transmeton Koha.net.

Drashkoviq thotë se, sipas informatave që ai i posedon, në atë kohë ishte formuar i ashtuquajturi Grupi Operativ i Përndjekjeve, i cili kishte 18 njerëz në përbërje, dhe thotë se ata ishin trajnuar nga “Legija” për aktivitete terroriste në Kosovë, “përfshirë edhe krimin monstruoz në ‘Panda’”.

“Sipas informatave të mija, para disa muajve Markoviq kishte kërkuar të falej nga presidenti Nikolliq, duke thënë se do ta rrëzojë gjithë Serbinë në gjunjë nëse dërgohet ngrihet akuzë për vrasjen e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, por edhe serbëve dhe myslimanëve në Bosnje”, ka komentuar Drashkoviq.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency