Parashikimet e ndeshjeve për bastvënësit

0
148

 

skedinaVolfsburg – Dortmund

Pas humbjes tronditëse në Ligën e Kampioneve, skuadrës së Jurgen Klëpit do t’i duhet të përballet me transfertën e vështirë në Volfsburg. Të dyja ekipet vijnë pas një ecurie pozitive në kampionat dhe kanë si synim fitoren. Skuadra e Klëpit duket me e avantazhuar, duke qenë se këtë vit ka treguar një qëndrueshmëri në kampionat dhe nuk ka toleruar. Po kështu, rivaliteti i fortë me Bajernin ka bërë që Dortmundi të kërkojë fitoren në çdo ndeshje, pasi diferenca mund të rritet. Nga ana tjetër, skuadra e Volfsburgut ka si synim kupat e Evropës këtë sezon, një objektiv që mund të arrihet. Në ndeshjet e fundit Volfsburg ka marrë si fitore, por edhe humbje. Ndaj Dortmundit, skuadra e Volfsburgut do të duhet që të japë maksimumin, por përsëri do ta ketë të vështirë. Bastvënësit parashikojnë një fitore me gola të Dortmundit, por nuk përjashtojnë mundësinë që edhe Volfsburg të shënojë të paktën një gol.

Totenhem – Njukastëll

Në ndeshjet e fundit skuadra e Totenhemit ka treguar një formë të mirë, por pjesën më të madhe të ndeshjeve e ka nxjerrë poshtë me gola, sidomos në kampionat. Mjafton të marrim parasysh sfidën ndaj Evertonit, 0 me 0, ndaj Hullit, 1 me 0, dhe shumë ndeshje të tjera në kampionat, të cilat kanë përfunduar 0-2 gola. Në këtë ndeshje, skuadra e Vila-Boasit pritet që të shpërthejë duke shënuar, por edhe pësuar. Kjo, pasi skuadra e Njukastëllit vjen pas një fitoreje fantastike me Çelsin dhe pas një seri ndeshjesh pozitive. Kjo do të bëjë që morali të jetë i lartë dhe pse jo një gol është më se i mundur ndaj Totenhemit. Kjo ndeshje pritet me gola dhe mund të luhet dhe në mundësinë 4+. Për sa i përket rezultatit final, Totenhemi pritet që ta fitojnë ndeshjen.

Kievo – Milan

Më keq se kaq nuk mund të shkojë për Milanin. Pas një sërë humbjesh si në kampionat, por edhe në Ligën e Kampioneve do të duhet që të marrin një fitore në fushën e Kievos. Humbja me Fiorentinën, barazimi me Lacion dhe humbja me Barcelonën kanë bërë që trajneri Alegri të jetë në rrezik për t’u shkarkuar. Kjo është mundësia më e mirë për Milanin që të ringrihet dhe me një koefiçent kaq të lartë nuk do të gjendet më. Ndeshja me Kievon nuk pritet të jetë e vështirë, duke qenë se skuadra nga Verona është në vendin e fundit dhe nuk është më një ekip i rrezikshëm. Milani pritet të jetë me formacion të plotë, çka do të thotë se gjithçka varet nga kjo ndeshje. Blofi për Milanin është larg dhe koefiçenti 2.1 është një mundësi e mirë për çdo bastvënës.

Juventus – Napoli   

Një derbi gjatë fundjavës në Itali. Përveçse një ndeshje spektakolare do të vërtetojë se cili ekip do të ndjekë Romën e vendit të parë. Të dyja ekipet vijnë pas rezultatesh pozitive, sidomos Napoli, i cili me fitoren në Ligën e Kampioneve ndaj Marsejës ka një mundësi të mirë për t’u kualifikuar. Juventusi vjen pas barazimit me Realin e Madridit, ku skuadra “merengese” nuk u djersit shumë për të marrë një pikë. Kjo do të thotë që skuadra e Kontes t’i shpenzojë të gjitha energjitë në ndeshjen ndaj Napolit dhe të tregojë se do të jetë ajo skuadra që do të konkurrojë Romën. Ndeshja pritet të jetë e hapur, sulmet e të dyja skuadrave janë tepër të rrezikshme, çfarë do të sjellë edhe një rezultat me gola.

Aston Vila – Kardif

Aston Vila ka treguar një formë të mirë në ndeshjet brenda dhe këtë gjë do të duhet ta tregojë edhe në ndeshjen ndaj Kardifit. Koefiçentin për fitore këtë javë e ka 2.1 dhe pritet që të jetë edhe një ndeshje me gola. Në ndeshjet e fundit, të dyja ekipet kanë qenë të paqëndrueshme, por Aston Vila do të kërkojë që të qëndrojë sa më larg zonës së rënies nga kategoria.

Betis – Barcelona    

Në fund, një ndeshje që në gjuhën e bastvënësve quhet “blof”. Betisi me një ekip shumë të shpejtë, çuditërisht ndodhet në fundin e tabelës. Me lojtarë cilësorë, këtë javë skuadra e Betisit do të kërkojë që të marrë pikë, pavarësisht se ndeshet kundër Barcelonës. Nga ana tjetër, ekipi katalanas vjen pas disa ndeshjeve tepër të lodhshme dhe diferenca prej 6 pikësh me Realin mund t’i japë luksin që të lërë ndonjë pikë në fushën e vështirë të Betisit.

 

Volfsburg – Dortmund         2                      1.8

Totenhem – Njukastëll         3+                    1.9

Kievo – Milan                         2                      2.1

Juventus – Napoli                3+                    1.95

Aston Vila – Kardif                1                      2.1

Betis – Barcelona                 1X                   3.8

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency