Pele, lustraxhiu që u kthye në ikonë

0
44

 

pele-first-wc1Legjendat lindin vetëm një herë dhe një prej tyre e ka origjinën nga Brazili. Në një periudhë kur futbolli nuk kishte këtë famë, ai ndriçoi dhe i dha të gjithë famën sportit më popullor në botë. Historia e një lustraxhiu i cili ëndërronte të bëhej futbollisti më i mirë në botë dhe që e arriti vetëm pak vite më vonë. Bëhet fjalë për Pelenë. Ndërsa ai luante, Brazili fitoi Kupën e Botës, 3 herë në 12 vjet. Ai shënoi 5 gola në një ndeshje 6 herë, 4 gola 30 herë dhe 3 gola 90 herë. Dhe e bëri këtë, jo me ndonjë lloj superioriteti apo përçmimi, siç bëjnë shumë yje të kohës së sotme, por me një lloj gëzimi që infektoi edhe skuadrën kundërshtare, sepse nuk ishte e dhimbshme humbja në rastin kur kundërshtari ishte një fenomen i tillë.

 

Jeta

Ai ka lindur në një prej qyteteve bregdetare më të mëdha të Brazilit, Tres Korakoes. I thërritur shkurt Diko nga familja e tij, ai u quajt Pele nga shokët e futbollit, një fjalë origjina e së cilës e largonte atë. Diko lustronte këpucë deri në moshën 11-vjeçare, kur u zbulua nga një lojtar i famshëm i vendit, Valdemar de Brito. Katër vjet më vonë, De Brito solli Pelenë në Sao Paulo dhe u deklaroi drejtorëve mosbesues të skuadrës së Santosit: “Ky djalë do të jetë futbollisti më i madh në botë”. Shumë shpejt ai do të ishte një legjendë. Në sezonin tjetër u bë futbollisti më i mirë në ligën e tij. Siç shkroi gazeta londineze “Times” më vonë: “Si e shqiptoni Pele? Z-O-T. ” Ai u bë i njohur edhe për pushimin e luftës: të dyja palët në luftën civile në Nigeri u thirrën të bënin 48 orë armëpushim në 1967, në mënyrë që Pele të luante në ndeshjen që u zhvillua në kryeqytetin Lagos.

 

Roli i Pelesë në futboll

Për të kuptuar rolin e Pelesë në futboll, disa njohuri për natyrën e lojës janë të nevojshme. Asnjë skuadër tjetër sporti nuk të ngjall të njëjtin pasion universal si futbolli. Gjatë Kupës së Botës ndeshjet e skuadrave nacionale impostuan skeda televizive mbi ritmin e jetës. Vitin e kaluar u mbajt një darkë për eksponentët kryesorë të stabilimentit anglez dhe miq të tjerë të shquar nga e gjithë bota në Stenden Spencer House në Londër. Të ftuarit patën fatin e keq që kishin zgjedhur natën e ndeshjes midis Anglisë dhe Argjentinës – gjithmonë një gjakmarrje, përkeqësuar në këtë rast nga kujtimi i krizës së Falklands. Audienca (ose të paktën mjaftueshëm për të ndikuar te miqtë), insistuan që televizorët e mëdhenj të vendoseshin në vende strategjike, gjatë pritjes dhe darkës. Ndeshja kaloi me kohë shtesë dhe kërkoi një penallti, në mënyrë që spikeri të mos e jepte mesazhin deri në orën 11 të mbrëmjes. Dhe meqenëse Anglia humbi, audienca nuk ishte në gjendje për asgjë, veçse për të mbajtur zi.

 

Kur Franca më në fund fitoi Kupën e Botës, Parisi u përshkua nga gëzimi për 48 orë me radhë, Brazili nga hidhërimi për të njëjtën periudhë kohe. Isha në Brazil në 1962 kur skuadra nacionale fitoi Kupën e Botës në Kili. Çdo gjë ndaloi për dy ditë, ndërkohë që Rio festonte një karnavale të parakohshme. Statusi mitik i Pelesë rrjedh gjithashtu nga mënyra se si mëshiroi karakterin e skuadrës kombëtare të Brazilit. Stili i tij afirmon që virtyti pa gëzim është një kundërvënie termash. Lojtarët e tij janë më akrobatët, edhe gjithmonë më të zotët. Skuadra braziliane luan me një ezuberancë ngjitëse. Kur ato këmisha të verdha sulmojnë – gjë që ndodh shumicën e kohës – dhe fanset e tyre brohorasin nën ritmin e bandave samba, futbolli bëhet rituali i fluiditetit dhe elegancës. Në kohën e Pelesë, brazilianët e konceptonin futbollin si fantazi.

 

Kulminacioni në Kupës së Botës më 1970

Kundërshtari i Brazilit ishte Italia, që luajti mbrojtjen e saj të fortë me besimin për ta mbyllur lojën 1 me 1, duke demoralizuar kështu brazilianët. Italia shumë kollaj mund të kishte mbajtur mbrojtjen e saj edhe më shumë, derisa kundërshtari i saj filloi të bënte ato gabime që mund të shkaktonin humbjen. Brazili nuk u shpërqendrua, duke sulmuar sikur Italia të ishte një skuadër praktikantësh, duke e mundur atë 4 me 1. Disa herë më pas, kur luante për Nju Jork Kozmos, Pele nuk ishte më aq i shpejtë, por ishte i shkathët si gjithmonë. Që atëherë, Pele u shndërrua në një institucion. Shumë nga fansat modernë nuk e kanë parë kurrë të luajë, megjithatë ata ndiejnë se ai është pjesë e jetës së tyre. Ai bëri kalimin nga superstar në figurë mitike.

 

Krahasimi me Jezu Krishtin

Pele është unik. I vetmi lojtar i historisë së futbollit që ka fituar 3 botërorë (1958, 1962 dhe 1970): kampion bote pa mbushur 18 vjeç. I vetmi që bënte gjëra unike. Është atleti më i famshëm i botës. Njëherë madje ka thënë: “Jam bërë më i njohur se Jezu Krishti”. Pas kësaj e kritikuan, por disa kanë thënë: “Në fakt, ka diçka të vërtetë këtu”. Ai është i kërkuar, i ndjekur nga të tjerët, nga reklamat, mediat, burrat e shtetit. Pele është intervistuar e fotografuar më shumë se çdo njeri tjetër, qofshin politikanë, yje kinemaje, etj. Është pritur nga mbretërit e 88 shteteve, nga 70 kryeministra, 40 presidentë dhe tre papë. Në Nigeri kanë deklaruar edhe 48 orë armëpushim në kohën e luftës në Biafra, sepse të dyja palët ndërluftuese donin ta shihnin tek luante. Shahu i Persisë e ka pritur tri orë në një aeroport vetëm që të bënte një foto me të. Rojet e kufirit kinez madje janë futur në Hong Kong për të parë Mbretin e futbollit, duke shkaktuar zemërimin e regjimit komunist të Kinës.

 

 

Si u zbulua talenti

Talenti i tij u njoh nga futbollisti Valdemar de Brito, i cili u angazhua që Pele të luante për Santos Futebol Clube që në moshën 15 vjeçare dhe në moshën 16 vjeçare u angazhua për kombëtaren braziliane, kurse në moshën 17 vjeçare fitoi Kampionatin e parë Botërorë në futboll. Përkundër ofertave të shumta nga klubet futbollistike evropiane, kushtet e atëhershme ekonomike dhe rregullativat futbollistike braziliane mundësuan që të përfitonte Santos FC ku u angazhua për gati dy dekada, deri në vitin 1974. Pele luajti si një sulmues i brendshëm e më vonë u njoh si lojtar udhëheqës, rregullues i lojës.

 

Fama e golashënuesit numër 1

 

Është golashënuesi numër një i të gjitha kohërave i kombëtares braziliane të futbollit dhe i vetmi futbollist fitues i tre kupave botërore. Në vitin 1962 ishte pjesë e ekipit brazilian, por për shkak të një lëndimi në ndeshjen e dytë nuk mundi të vazhdojë ndeshjet e mëtejme të kupës.

 

 

Kthimi në ikonë botërore

Të shumta kanë qenë emocionet që ka shkaktuar. Poetë e shkrimtarë nga mbarë bota i kanë dedikuar shkrime, si Horge Amado dhe Eduardo Galeano. “Ai është për futbollin si Shekspiri i letërsisë angleze”. Pasioni i popullit të futbollit. Një herë, në “Marakana”, driblon shtatë lojtarë dhe portierin dhe shënon. Një herë tjetër, në Kolumbi arbitri i dha karton të kuq, por tifozët futen në fushë dhe arbitri arratiset! Si guxoi në fakt? Ndeshja rinis vetëm kur Perla e Zezë kthehet në fushë. Ai është kënaqësia e një kombi, Brazilit, që pas botërorit të parë e cilëson “pasuri kombëtare”. E duan edhe në Itali dhe anembanë botës. Por ai qëndron në Brazil. Pelesë i ka bërë piktura dhe skulptura piktori dhe skulptori i njohur Andi Uarhol, i njohur në pop artin amerikan. Në Bauru, qyteti i vogël ku nisi të luante, është një statujë që ka hyrë në legjenda, pasi njerëzit atje kërkojnë shërim prej saj, sado e çuditshme të duket! Edson Arantes do Nashimento ka fituar shumë para dhe ka jetuar mirë. Ai ka pasur shumë poste, madje ka qenë edhe kandidat për “Nobelin” e paqes. Ai ka qenë ambasador dhe ministër. Është i pasur, simpatik dhe i gatshëm për të takuar të tjerët. Ashtu si i ri, ishte pa rivalë, edhe tani është një mit i gjallë.