Korçë/ Gjendet kanabis i mykur në një tunel(VIDEO)

0
141

Policia e Korçës ka sekuestruar 376 kilogramë kanabis në gjendje të mykur,  në një tunel në malin e Shipckës-Voskopojë.

Në vijim të kontrolleve të  territorit të ushtruar nga strukturat e Drejtorisë të Qarkut Korçë, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e lëndëve narkotike,  më datë 28.06.2017, në Malin e Shipckës, në një tunel,   shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë gjetur një sasi prej 376 Kg lëndë  të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa në gjendje të mykur.

Prej kësaj sasie, 10 Kg është marrë në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Nga ana e Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë  po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për hetime të mëtejshme./tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here