Bashkia e Tiranës /Ja emrat e 679 familjeve që marrin kredi të buta

0
161

Driçim Çaka

 

 

APARTAMENTEPas shumë muajsh pritjeje, lista me 679 familjet që do të marrin kredi të buta është miratuar nga Bashkia e Tiranës. Të gjithë emrat e mëposhtëm kanë kaluar me sukses kriteret e vendosura nga Drejtoria e Strehimit dhe presin “OK”-in e Këshillit Bashkiak. Sipas burimeve, Këshilli Bashkiak do t’i miratojë listat që në mbledhjen e radhës e cila do të zhvillohet brenda kësaj jave. Pas miratimit në Këshill, qytetarët do të nisin nga përgatitja e dokumentacionit të kërkuar nga banka. 6 muaj do të jetë afati që do të ketë secila nga familjet e mëposhtme për të mbyllur procedurat me bankën. Numri i aplikantëve si çdo vit ka qenë i lartë, por pjesa më e madhe e kërkesave nuk i plotësonin të gjitha kriteret e sistemit të pikëzimit. Në mbledhjen e datës 4 nëntor të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë kërkuar që të zhvillohet sa më parë mbledhja e radhës me qëllimi miratimin e kredive të buta për familjet në nevojë. Një tjetër projektvendim për miratim do të jetë dhe trajtimi me bonus strehimi për disa familje në nevojë të cilat nuk e përballojnë dot qiranë e tregut të lirë. Do të jenë 32 familje që përfitojnë bonus strehimi nga Bashkia e Tiranës. Po kështu Bashkia do të japë 199 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të Tiranës.

 Listen e plote e gjeni ne brendesi te gazetes Standard

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency