Kupa e Shqipërisë, pa surpriza, skuadrat e mëdha vazhdojnë udhëtimin

0
217

Jurges Veizaj

Ka mbaruar turi parë i kualifikueseve për turin e parë të Kupës së Shqipërisë. Në sfida nuk ka pasur shumë surpriza, pasi skuadrat pretendente kanë arritur të kualifikohen që në turin e parë.

 

 

Kupa-e-madhe11Kanë kaluar për në turin e dytë edhe skuadrat që kanë arritur të kualifikohen pas dy sfidave të luajtura. Një kompeticion shumë i rëndësishëm për një kampionat shqiptar që nuk ka shumë trofe. Ekipet e mëdha kanë arritur që të dalin triumfuese, duke vazhduar kështu udhëtimin drejt trofeut. Skënderbeu ka arritur të shkatërrojë Ilirinë me rezultatin 8 me 0. Një rezultat që tregon më së miri forcën e ekipit të Josës që duket se vazhdon të mbretërojë edhe këtë sezon. Tahirllari dhe Kame kanë qenë goleadorët që duket se e kanë pasur sfidën tepër të lehtë. Edhe Teuta është konfirmuar se do të vazhdojë turin në “Niko Dovana”. Durrsakët nuk kanë bërë një goleadë ndryshe nga korçarët, pasi kanë pasur përballë një skuadër të vështirë si Besëlidhja. Mirëpo kjo forcë nuk u ka mjaftuar lezhjanëve që të mposhtin një skuadër pretendente si Teuta. Detyrën ka bërë edhe Vllaznia që ka arritur që të triumfojë ndaj Veleçikut. Shkodranët e kanë pasur të lehtë, edhe pse kanë fituar me një rezultat minimal 2 me 0. Shkodranët kanë luajtur mirë gjatë gjithë lojës, duke mos i lënë mundësi skuadrës mike që të rrezikojë. Edhe ballshiotët e Bylisit e kanë pasur të lehtë ndaj Dinamos. Një Dinamo që nuk ka më fuqinë e disa viteve më parë. Ekipi jugor ka arritur që të fitojë me rezultatin 2 me 0, duke i hequr shpresat ekipit dinamovit që të kenë sukses në një kompeticion. Goleadë dhe emocion ka pasur edhe sfida midis Besës dhe Kamzës. Ndeshja ka mbaruar me rezultatin 4 me 4, një sfidë që duket se ishte e destinuar për të dhënë spektakël. Ndërsa emocione ka pasur edhe sfida midis Tiranës dhe Albpetrolit, kjo pasi ndeshja e parë mbaroi në favor të patosarakëve që duket se po ëndërronin që të kualifikoheshin për në turin tjetër. Mirëpo, atëherë kur duhej, bardheblutë kanë arritur që të tregojnë forcën e vërtetë, teksa në kampionat nuk po kalojnë mirë, i është dashur që ta tregojnë forcën në kupor. Ndeshja ka mbaruar me rezultatin 3 me 1 në favor të kryeqytetasve që kanë arritur të përmbysin dhe të kualifikohen për turin tjetër.

Faza eliminatore dhe kalimi i turit

Faza e ndeshjeve eliminatore do zhvillohet me pesë ture. Në turin e parë morën pjesë 32 skuadra: 12 nga Kategoria Superiore, 16 nga Kategoria e Parë dhe 4 skuadrat e kualifikuara nga turi paraeliminator. Ndeshjet në këtë fazë u zhvilluan sipas skemës të ndarjes në dy grupe A dhe B. Grupi A përbëhej nga ekipe, të cilat kishin numër tek sipas renditjes në kampionat gjatë sezonit 2012-2013 dhe, në grupin B, ekipe të cilat kishin numër çift. Të gjitha ndeshjet e kthimit të turit të parë eliminator u zhvilluan 30 minuta më përpara se orari zyrtar i ndeshjeve, gjithnjë me sistem vajtje-ardhje me dy takime. Ndeshja e parë zhvillohej në fushën e skuadrës, që sezonin 2012-2013 ka qenë e renditur më poshtë në klasifikim. Sakaq, turi i dytë dhe i tretë do të zhvillohet sipas skemës të përcaktuar nga federata.

 

 

Box

Bylisi do të përballet me miset

Pak para se të nisë ndeshja Bylisi-Skënderbeu, në tapetin e stadiumit “Adush Muça” do të zbresin shumë vajza bukuroshe. Një super-organizim është menduar për këtë ndeshje. Në orën 13:30, do të zhvillohet një mini-ndeshje mes miseve dhe një grupi lojtarësh. Ky eveniment do të zhvillohet njëkohësisht në Ulqin, Prishtinë dhe Ballsh. Organizatorët kanë menduar të hapin dyert falas për të gjithë spektatorët që pritet të jenë të shumtë.

 

 

Luftëtari akuzon për trukim ndeshjeje

Luftëtari fitoi me rezultatin 3-2 përballë Mamurrasit, por sërish u skualifikua, pasi ishte mundur 2-1 në ndeshjen e parë. Tifozët e Luftëtarit, pasi e kanë parë ndeshjen se si është zhvilluar, e kanë denoncuar atë si të trukuar e të turpshme. Tifozët gjirokastritë kanë shkruar edhe në rrjete sociale se në fushë është luajtur teatër dhe se nuk do të ndalen derisa të demaskojnë drejtuesit që po luajnë me ekipin e qytetit të tyre.

 

Ndeshjet e turit të dytë

Grupi A

SKËNDERBEU-MAMURRASI

TEUTA-SHKUMBINI

TIRANA-LUSHNJA

LAÇI-BESA

Grupi B

KUKËSI-TOMORI

FLAMURTARI-APOLONIA

VLLAZNIA-PARTIZANI

KASTRIOTI-BYLISI

 

 

 

Box

Ndeshjet e djeshme

 

KUPA E SHQIPËRISË

TURI I PARË ELIMINATOR, NDESHJET E KTHIMIT

GRUPI A

SKËNDERBEU-ILIRIA  8-0 (3-1)

Golat: Tahirllari 2′, 48′, 70′, 82′, Kame 26′, 66′ 75′, Muzaka 90′

Gjyqtarë: B.Kaimi

 

TEUTA-BESËLIDHJA 2-0 (2-1)

Golat: Mustafaj 24′, Muriqi 60′

Gjyqtarë: F. Xhemalaj

TIRANA- ALBPETROL 3-1 (0-1)

Golat: Cota 5′, 67′, Taku 65′ / Kapo 86′

Gjyqtarë: E. Durmishi

 

LAÇI- ELBASANI  2-0 (2-1)

Golat: Brkic 51′ (pen), Vucaj 73′

Gjyqtarë: K.Shahini

BESA-KAMZA 4-4  (2-0)

Golat: Celhaka 32′, Mile 35′, B.Krasniqi 50′, Bajaziti 61′ / Mehmeti 75′ (pen(, Blloku 77′, 87′, Keta 81′

Gjyqtarë: O.Ferataj

LUSHNJA-HIMARA 3-0 (2-3)

Golat: Canka 33′, Celi 47′, SHkurti 75′

SHKUMBINI-BURRELI 3-1  (1-2)

Golat: Magani 42′, Lluca 58′ (pen), Branica 99′ / Erkocevic 47′

Gjyqtarë: K.Cjapi

LUFTËTARI-MAMURRASI 3-2 (1-2)

Golat: Braho 33′ (pen), Nora 45′, Thimio 53′ / Metaj 49′, Mala 76′

Gjyqtarë: S.Greca

GRUPI B

KUKËSI-NAFTËTARI 5-0 (1-0)

Golat: Hoxha 13′, Progni 27′, Jonuzaj 69′, Cikalleshi 72′, Bytyci 81′

Gjyqtarë: K.Kola

FLAMURTARI-GRAMSHI  2-0 (3-0)

Golat: O.Beqiri 42′, Xhani 90+3

Gjyqtarë: A.Kamberaj

VLLAZNIA-VELEÇIKU 2-0 (3-0)

Golat: Vecaj 12′, Gjini 65′

Gjyqtarë: K.Prenga

KASTRIOTI-BUTRINTI 3-1 (1-1)

Golat: Fonseka (2), Malindi / Cuko

Gjyqtarë: L.Mustafaraj

BYLISI- DINAMO 2-0 (2-0)

Golat: Muarataj 20′, Bakiu 39′

Gjyqtarë: E.Halo

PARTIZANI-ADA 3-1 (1-1)

Golat: Bordon 21′, 53′, Malo 78′ (pen) / Pelinku 68′

Gjyqtarë: E.Demiraj

APOLONIA-TËRBUNI 1-2 (3-0)

Golat: Naci 60′ / Gjeqi 61′, Lila 90+3′ (pen)

Gjyqtarë: A.Beqiri

TOMORI-POGRADECI 3-2  (0-0)

Golat: Ozunaj 2′, 55′, Lajthia 12′ / Alillari 42′, Pere 45′

Gjyqtarë: H.Llapra

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency